Hajri Lamaj - Cikël poetik

Hajri Lamaj u lind në vitin 1959 në Berat. Arsimin, fillor e mori në vëndlindje, ndërsa arsimin 8 - vjeçar në Prrenjas. Arsimin e mesëm, në degën agronomi, e përfundoi në Tiranë, në vitin 1977, për arsye biografie (babai i tij ishte në burg), nuk mundi të vazhdonte arsimin e lartë, e megjithatë luftoi për t'u arsimuar dhe provoi të mbaronte shkollën e mesme mekanike me rezultate shumë të larta ku dhe dhe doli fitues dy herë i olimpiadës së matematikës për qytetin e Tiranës. Por përsëri mbeti i zhgënjyer pasi nuk mundi të vazhdonte studimet e larta për të njëjtën arsye biografike. Kështu që u desh ndërrimi i sistemit ku me konkurim të lirë fitoi dhe u Diplomua në Fakultetin Ekonomik.
Në vitin 1978, Lamaj shkroi poezinë e parë kushtuar nënës së tij të ndjerë me titull: "Nënë më linde, pse s'më rrite?"
Në periudhën 1977 - 1979, ushtroi profesionin si agronom në Berat. Në vitet 1982 - 1993 si mekanik në Kombinatin e Autotraktorëve, si dhe përgjegjës i repartit mekanik. Nga viti 2002 - 2011, në Brig e Xhenjos si ekonomist. Pas vëllimit me poezi: "Krenar për origjinën", ka në proçes botimin e librit me tregime: "Loti i pafajësisë", si dhe vëllimin e dytë me poezi: "Mos e lëndoni jetimin!"
Në brendësi të shpirtit tim
Fshehur, një enigmë qëndron
Ditën del si një rënkim
Natën, si ëngjëll më shoqëron.
Brenda shpirtit kam shumë ëndrra
Një nga ato më rëndon më shumë
Kur në ëndërr më shfaqet nëna
Ditë të tëra, unë rri pa gjumë.
Se nga vjen kjo forcë malli,
s'e di... sa herë vjen, mbytem në lot
Më mungonte në fëmijëri
E kërkoja, s'e gjeja dot.
Kur luanim nëpër lëndina
Vriteshim shpesh nëpër gurë
Në ndihmë shokëve u vinte nëna
Por nëna ime s'erdhi kurrë.
Mungesa e nënës bri më bri
Një dhimbje që rëndon si gurë
Për të ke nevoj kur je fëmijë
E thërret kur je dhe burrë.
EDHE KËTU NDERTOHET JETA!
Mbeta rrugëve të kurbetit
Si lypsari nëpër botë
Por si fshati im i bukur
As pashë, as gjeta dot.
I thashë vetes: "Kthehu në fshat!"
Edhe pse ka mbetur i shkret
Shtroju punës me fëmijët,
Ndërtoje atje këtë jetë!
Kur erdha nga rrugë e largët
Rrëzë malit hodha vështrimin
E pashë fshatin të braktisur
Thellë në shpirt trishtimin ndjeva.
Nuk u stepa, veten mblodha edhe thashë:
"Edhe këtu ndërtohet jeta"!
Do të punoj ara, lëndina
Do të punoj siç punon bleta.
Kur të marr frutat e para
Nga djersa derdhur në arë
Do i harroj rrugët e kurbetit
Edhe plagët që kam marrë.
Të më falësh fshati im
Që s'u ktheva dot më parë
Brodha kot rrugëve të botës
Derë më derë, si hyzmeqar.
TRISHTIMI
Ka pjesën e vet dhe trishtimi
Duhet shkruar edhe për të
S'mjafton që mirë të të zërë
Por shiko ditën si të zë.
Më trishtojnë disa dhimbje
Që më erdhën kur se prisja
Seç më ngulën disa
Ata njerëz që për ta vdisja.
Dhe fjala e gruas më trishton
Tërë jetën ngela n'punë si burrë
Ka dhe gra që marrin pension
Kur në punë s'kanë qënë kurrë.
Trishtohem kur në varreza shkoj
Vete atje i përmalluar
Pllakën që kanë lëvizur, shikoj
Them: ,"Po me k'të ç'kanë kërkuar"?
Trishtimi më zë për shtëpitë
Ku kam banuar dikur
Ishin prishur nga themelet
S'kishte ngelur asnjë gurë.
Më trishtoi çezma në krua
Kur e pashë më dolën lot
Ishte prishur, s'kishte ujë
Nuk e shuajta etjen dot.
Trishtohem dhe s'duroj dot
Nga t'ia nis nga ta zë
Kërkova për një të moshuar, po më kot
Në gjithë fshatin s'kishte asnjë.
Trishtimi, na ka kapluar
Ç'kemi parë e ç'na ka ndodhur
Më të mirën duke kërkuar
Jeta vëtet na ka lodhur.
NË RININË TIME E NJOHA BOTËN
Më pyete një ditë biri im:
Pse në rrugë shoh shumë njerëz të trishtuar?
Të thashë: "Gjej kohën e lirë,
Të ulemi dhe të flasim pak shtruar".
Dhe erdhe tek un pak i dyzuar
Të dëgjoje ato që prindi ka merak
Por ngele krejtësisht i befasuar
Kur mësove se jeta s'është e lirë aspak.
Mbi supet e mia rëndojnë shumë vite
Për ty jan pak, për mua janë shumë
Kam ecur në jetë nëpër lëndina
Gjithmon mes tyre më dilte një lumë.
Gëzohesha kur ecja nëpër lëndina
Por trembesha shumë nga një lumë i rrëmbyer,
Atëherë më kapte një ndjejnë trishtimi
Dhe shumë herë në pikën zero jam kthyer.
Shumë fate nuk varen në dorën tonë
Gënjejmë veten kur themi jemi të lirë
Shteti ligjet i bën për vete
Lirinë qytetarit ia tregon me zinxhir.
Mësoje biri im si funksionon shteti
Dy fjalë të them, të mos e zgjas:
Kujdes me ligjet kur ecën në jetë
Që t'mos kesh fatin e zogut në kafaz.
Në do përgjigjen e pyetjes tënde:
Pse shikon njerëz të trishtuar?
Njeriu për zogun shpiku kafazin
Shteti për njeriun:"Prangat në duar".
Në rinin time e njoha botën
Atëherë kur m'u shemb ajo që kisha ndërtuar
Ato çaste më mësuan si të gjeja forcën
Që të jetoja në këtë botë të trazuar.
E ZGJIDHIM DOT DILEMËN?
U hapën kufijtë dhe ike në mërgim
Për herë të fundit tek tregu u takuam
Kur më the: "do iki", ndjeva një shtrëngim
Me lot në sy u ndamë të përqafuar.
Shumë vite me sy më nuk u pamë
E ndiej se shum malli më merr
Në ëndërr më del ai përqafim
Pyes veten: A do të akohemi ndonjëherë?
Se di ç'më shtyn të eci rrugicës tënde,
Me sy kërkoj shtëpinë ku banoje ti
I çuditur pyes veten: Ç'kam ndierë unë për ty?
Thjeshtë miqësi, apo dashuri?
Këmbët më shpien dhe nga stacioni
Aty ku hipje dhe zbrisje ti
Si çekiç më rri pyetja në mendje
Ç'është kjo ndjejnë për ty, miqësi apo dashuri?
Kaloj dhe andej nga lulishte Rinia
Ku çdo të diel kafen e pije aty
Ulur në tavolinën tek dritarja e fundit
Dikë kërkoje nga stacioni me sy.
Tek unë vazhdon ende dilema,
Ç'farë ishte kjo ndjejnë për ty?
Gjithmonë më kujtohesh fytyrë qeshur
Nga kaçurrelat e ballit deri tek buza
Shikoja tek ti idilin e dashurisë
Për poetin ndoshta do ishe muza.
Nëse i lexon këto rrjeshta që po shkruaj
Të lutem kur të kthehesh takohemi përsëri
Ta zgjidhim dilemën me njëri - tjetrin
Ç'farë isha unë për ty, dhe çfarë ishe për mua ti?
Redaktoi: Angela Kosta