Agron Mema - Bota e dhimbjes - Maja poetike e poetes Anila Toni

Agron Mema - Bota e dhimbjes - Maja poetike e poetes Anila Toni
BOTA E DHIMBJES - MAJA POETIKE E POETES ANILA TONI.
 
Nga Agron Mema, gazetar, poet
 
Në faqet e revistës suaj Orfeu, më terhoqi një zë i veçantë poetik.Në zë i fuqishëm femre, me poezi brilante. Poeteshë e dhimbjes me stil Migjenian. Kjo është  Anila Toni nga Lushnja  Në Lushnjë, përveç fushave të blerta mbjellur tej e tej me pemë e perime, një panoramë pune një të ngop syrin, të ngopet edhe shpirti nga krijimet e artistëve të shumtë që ka ky qytet dhe trevë. Mes këtij mozaiku arti, ndrin me shkëlqimin e tij dhe xheherori poetikë i Anila Tonit. Sa lexon vargjet e poezisë së poetes ANILA TONI, mësuese në profesion nga qyteti dhe në qytetin e Lushnjës, ndjen drithërimat e dhimbjes që përcjell elektriciteti ndjesor i shpirtit dhe zemrës së një gruaje. Duket se kjo dhimbje e ka lodhur botën e saj shpirtërore, por nuk e ka gjunjëzuar e rrëzuar. Poetët nuk germisen kollaj, do forcë të mbinatyrshme t'a realizosh këtë, sepse shpirti i tyre është vet në vetvete një hyjni, një botë qiellore. Vet qenia femërore natyrshëm është sensible, e ndjeshme deri në palcë, sidomos ndaj padrejtësisë dhe dashurisë për jetën dhe këtë e shpreh hapur e me revoltë, nuk e mba fshehur në skutat e errëta të vetvetes. Por Anilën e ndihmon shumë edhe profesioni dhe ushtrimi i tij disavjeçar   i mësuesisë, ndoshta apo përballja e përditëshme me problematika dhe fenomene gangrenatike sociale të familjes dhe shoqërisë shqiptare fjala, vargu, poezia e saj bëhen dhe paraqesin më elegancë, vargje më shpërthyese dhe emocione të fuqishme duke zgjedhur si personazh lirikë dhimbjen, por në konkrete dhe jo në abstrakticitetin e saj, në të prekshmen dhe jo në absurden, ku hidhësinë si ekstrat dhimbor e kthen në melhem shkronjës. Vargje poetike ku ndjehet dhe përcillet dhimbje, përkthe dhe pafuqi nga pamundësia për ta ndryshuar këtë realitet dhe këto ndjehen përtej dimensionit përmbarimor shpirtëror. Ajo, në krijimtarinë e saj poetike, nuk mer përsipër rolin e denonueses penale apo avokates, por të një misionareje paqeje të shpirtit dhe gëzimit lumturor njerëzor. Sepse atë që nuk do që t'a vuajnë të tjerët, ajo vet e ndjen, e përjeton, shpesh e ndrydh dhe e transformon në përcjellje, por mbetet si materie...
Nëpër vargjet e Anila Tonit, vesuar me lotë trishtimi, vjen estetika dhe eleganca e një shpirti të vuajtur që mundohet t'a lehtësojë duke folur e shkruajtur bukur poezinë, sepse edhe Bibla, Libri më i Madh i Perëndisë, në fillim ka Fjalën: " E para është Fjala". Ndaj Anila përdor fjalën, elegancën sentimente të saj. Sepse poetja e di mirë dhe e ka të qartë që të zgjedhësh fjalën, elegancn sentimente të saj, bukurinë mahnitse me amplitudë magjike, dhe aq më shumë në poezi si aristokracia e letërsisë, është arti i të shprehurit inteligjent, aq më shumë me forcë poetike, sepse është zotësi t'i lumturohesh kohës në dispozicionin tënd, t'i shijosh asaj gëzimet në çdo dimension të jetës dhe t'i përcjellësh ato si model për të tjerët. Dhe nëse ajo, koha, të vjen e ashpër, Anila nënvizon qartazi dhe e vendosur se duhet të qëndrosh kryelart dhe e fortë në mosdorëzim, përballje fortunale, se ia del fitimtare. Këto Anila i shpreh gurgullueshëm në mënyrë brilante dhe vitale në vargjet e poezisë së saj, duke kërkuar në fundin e tunelit të errët, në hapësirën e tij të errësuar, rrugën e saj të ndriçuar dhe kërkon e ecën nën bekimin e Zotit, besimplote tek Ai, me një ndjenjë krenare dhe buzëqeshje të trëndafiltë në buzë dhe dashuri ylberore në zemër.Këto, si një puhizë e lehtë flladitëse pranverore plotë freski të ëmël, j'a shkulin plogështinë e zemrës dhe zemrave dhe natyrshëm fillojnë ngrihen barrikada për të penguar depërtimin dhe mosndjerë dhimbjen. Anila, në vargjet e poezisë së saj, ia arrin të jap mesazhin dhe të të bind se njeriu e gjen forcën brenda vetes për të mundur e përballur të keqen, të lëshë në jetë gjurmën e mirë, emrin e lartësuar që tingëllon dhe predikon mirësinë dhe jo ta kthesh personalitetin në një qenie të lodhur që aktron role të rëndomta e të mërzitshme apo të lodhura e të diktuara nën diktatin e realiteteve që ndesh kundër dëshirës, por t'i bërë risk fati që shumë herë s'e meriton, por për Anilën s'ka vënd pesimizmi. Anila, me poezinë e saj rrëfehet se i ngjan një hijeje tregimtare dhe prozaike të lashtë nën një diell përvëlues, por edhe zëri i një gruaje që turbullirat e kohës dhe rrethanat s'e lejuan asnjëherë të dilte e të gjente të fuqishmen ndryshuese, por si zgjidhje përballuese i mbetën vetëm mikeshat-vargje të poezisë, me shpresën e fundit të padrejtësisë që me pafytyrësi i mba leksione dhe i mëson drejtësinë njerëzore. Vjen nëpër vargje,midis rreshtave lexohet dukshëm, historia e saj, bota e saj e brëndshme, ndonëse e strukur në një cep të komodinës së heshtjes, por jo t'i përulë karakterin femrës, i mëson dhe forcën, dinjitetin...
Por e keqja, dhimbja është plagë që lë shënjë, vlaga që kthen në lakuriq nate dhe klithin errësirrës së natës kur gjithësia heshtet në gjumin çlodhës, por shkaktarët kthehen e mbeten në " hije që mbeten pas", sepse këta shpirtligj, ose më qartë të pashpirtë në amorfësinë trupore të tyre, marrin reston, shpërblimin e asaj ç'ka kanë marrë përsipër të kryejnë dhe realizojnë si kriminela dhe vrasës të shpirtit dhe lumturisë njerëzore. I mbaron së lexuari poezitë e Anilës, u kthehesh përsëri në rilexim dhe rivështrim në një kënd tjetër nga i pari, por me një uri shpirtërore deri në neps e pangopësi. Nga ky rikthim leximi, nëpër vargjet poetike të shfaqet  portreti i gruas me gjithësinë dhe ndjeshmërinë e dimensioneve të shpirtit të saj. Dhe ajo bëhet e pranueshme në subjektin lirik të poezive dhe dhimbjeve, që të sforcuara e, gjithnjë e më shumë rrjedhin të shkaktuara nga realiteti jetësor i "Cucës së maleve" dhe " Lulit të vocër" që përballemi e përjetojmë përditë nën të njëjtin ritëm trysnie intensive goditëse, qoftë nga inspirimet e para apo rrafshnalta veprimtarie të ndryshme jashtë natyrës njerëzore. Me këtë asociacion poetikë, me fjalën, metrikën dhe sintaksën që përdorë me mjeshtëri të rrallë, anticipon mendimin e saj dhe mbi fatin e lumturisë së vet, mbive lumturinë e të tjerëve, nisur nga ajo që lartpërmendëm si misionare paqeje dhe jo si avokate e denoncuese e rëndomtë, dhe këtë e realizon duke ndjerë e menduar se vetëm kjo është rruga dhe mënyra, dhe s'ka tjetër, që edhe lumturia, edhe gëzimi i saj do të jetë i plotë. Anila është poete dhe ky është moment karakteri shumë i rëndësishëm për zbërthimin e ideve dhe mesazheve të saj. Sepse më e rëndësishme në jetë është të dish se çfarë kërkon e nga jeta. Ta pyesësh mirë veten, ta gjykosh me koshiencë atë, dhe më e rëndësishme, të jesh aq kurajoze e guximtare që t'i përgjigjigjesh kërkesës drejtuar vetes me pyetjen. Dhe këtu, në poezi, Anila, ndanë vetminë e saj të dhimbjes, të trishtueshme, të lotuar, të dridhëshme, të gjitha brendashkruar në perimetrin e heshtjes shpirtërore. Anila tregohet e kujdesëshme në poezinë e saj që dhimbja mos ta katandis viktimë të gozhduar, që duke kërkuar rrugëdalje, të mbetet e mbërthyer në kornizën e traditës konservatore e patriarkale. Jo! Ajo është bashkëkohore, por jo përtej cakut të bashkëjetesës me kohën dhe zhvillimin e saj. Ajo nuk u qaset, pa le më t'i tejkalojë caqet e rëndomta, ajo e ndjen në thellësinë e saj të shpirtit gëzimin, dashurinë, pikëllimin dhe shpresën, sepse poezia e bën më shprehëse, e bën më komplekëse, më të pasur shpirtërisht, por sado, ndjehet në vargjet e saj poetikë, pamundësia për t'u shmangur plotësisht konfliktit me vetveten ose ndodh që ndien më tepër në vetëdijen e saj se nga vjen rezonanca e këtij konflkti, ndien se ku është vatra e lindjes së motiveve të cilat ajo i vë në peshore përherë. Në dukje janë aq të lehta e të thjeshta, por në të njëjtën kohë të ndërlikuara ndjeshmërisht dhe situatat që përballet dhe i mundojnë shpirtin i shpreh poetikisht. Anila është një zë poetikë që duhet dëgjuar jo vetëm poetikisht lumturisë njerëzore. Dhe nëpër vargje të shfaqet portreti i gruas me gjithësinë dhe ndjeshmërinë e dimensioneve të shpirtit të saj dhe bëhet e pranueshme në subjektin lirikë të poezive dhe dhimbjet vijnë të sforcuara gjithnjë e më shumë rrjedhshëm të shkaktuara qoftë nga realiteti jetësorë që përballemi e përjetojmë përditë nën të njëjtin ritëm intensiteti dhe trysni impulsive, qoftë nga inspirimet e para apo rafshnaltat e veprimtarive të ndryshme. Me këtë asociacion poetikë, me fjalën dhe sintaksën që përdor me mjeshtëri të rrallë, anticipon mendimin e saj dhe mbi fatin e lumturisë së vet mbivë lumturinë e të tjerëve, nisur nga ajo që lartpërmëndëm si misionare e paqes dhe jo si avokate, gjyqtare a denoncuese. Dhe këtë e realizon duke ndjerë e menduar se vetëm kjo është rruga dhe mënyra, dhe s'ka tjetër, që edhe lumturia, edhe gëzimi i saj do të jetë i plotë. Anila është poete dhe ky është moment karakteristikë shumë i rëndësishëm për zbërthimin e kodeve dhe mesazheve të saj. Sepse më e rëndësishme në jetë është të dish se çfarë kërkon dhe do nga jeta. Ta pyesësh mirë veten, ta gjykosh me koshiencë atë, dhe, më e rëndësishme, të jeshë aq kurajoze dhe guximtare që t'i përgjigjesh kërkesës drejtuar vetes me pyetjen. Dhe këtu, në poezi, Anila ndien vetminë e saj të dhimbjes së heshtur shpirtërore. Por Anila bën kujdes në poezinë e saj që dhimbjet ndjesore mos t'a tjetërsojnë e katandisin në viktimë të gozhduar, që duke kërkuar rrugëzgjidhje e rrugëdalje, të mbetet në krijimtari e mbërthyer në kornizën e traditës konservatore e patriarkale. Jo! Ajo është bashkëkohore, por jo përtej caqeve të bashkëjetesës me kohën. Ajo nuk i kalon caqet e rëndomta, ajo e ndjen në thellësinë e saj të shpirtit gëzimin, dashurinë dhe pikëllimin, sepse poezia e bën më komplekse, më të pasur shpirtërisht, por për t'i u shmangur plotësisht konfliktit me vetveten ose ndodh që ndien më tepër në vetëdijen e saj se nga vjen rezonanca e këtij konflikti, ndien se ku është vatra gurgulluese e lindjes së motiveve të cilat ajo i vë në peshore zemre përherë. Në dukje, por jo aq e lehtë dhe e thjeshtë, por në të njëjtën kohë të ndërlikuara ndjeshmrisht në situatatat që përballet dhe i mundojnë shpirtin poetikë. Vlerat artistike të poezisë së Anila Tonit meritojnë vëmendje më të thellë e më të theksuar. Poezia e Anilës i bën jehonë këtijë realiteti të vrazhdë jetësor dhe Anila ballafaqohet me një tablo të trishtë që s'mund t'i rezistojë pa e denoncuar poetikisht. Prandaj tërë fuqia e vargut është shprehëse dhe goditëse e këtij fenomeni. Anila është një zë poetikë që duhet dëgjuar... dhe jo vetëm kaq...
 
SARANDË; TETOR 2025