Teuta Sadiku - Kritikë letrare

Teuta Sadiku - Kritikë letrare
“Drita që djeg”:
Verbëria, Trupi dhe Mendimi Politiko-Etik në poezinë ‘Fluturat e mbrëmjes’ të Besnik Mustafaj
 
Poezia “Fluturat e mbrëmjes” ka një fabul të thjeshtë dhe fatale: tërheqja e qenieve të brishta drejt dritës që i përvëlon dhe i shuan. Kjo poezi ka një lexim multidimensional.
Poezia përdor figurën e fluturës si trup kolektiv të përvojës femërore në modernitet , dritën si premtim emancipimi; verbërinë si mekanizëm fatalist dhe shkatërrues; zhdukjen si anulim memorial dhe social. Flutura e mbrëmjes bëhet qenie njerëzore, subjekt gjinor dhe arketip universal. Flutura, si figurë poetike, nuk është vetëm simbol i zhdukjes, por edhe i ringjizjes së vetëdijes; jo vetëm viktimë e dritës, por edhe zbulim i saj fatal.  Debatoja me veten për raportin mes gruas dhe strukturave që e tërheqin drejt shkëlqimit përvëlues, të cilat shpesh përfundojnë në vetëshkatërrim ose në heshtje kolektive. 
“Kur lexova poezinë për herë të parë,  më erdhi ndërmend menjëherë  Virginia Woolf, mënyra se si një qenie e brishtë mund të bëhet pasqyrë e ekzistencës universale. Qasja ndërtekstuale përfshin krahasimin me esenë e Virginia Woolf “The Death of the Moth” si dhe  traditën metaforike të dritës në letërsinë shqipe.  Por këtu flutura është më shumë se qenie, është pyetje, është sfidë, është grua. Për këtë arsye, më duhet të hyj në poezi siç hyhet në një laborator, për të vëzhguar dhe nxjerrë përfundime.
Flutura është figura më e pambrojtur e natyrës, por në poezi ajo është një figurë tronditëse .
(Sa shumë gra ringjallen e vdesin tek drita që i thërret)mendoj dhe vazhdoj të shkruaj.
Pra këtu fillon çarja. Drita nuk është vetëm shpëtim. Është grackë. Është shoqëria që e prodhon. Është modeli i femrës së përkryer që pret t’i djegë të gjitha fluturat.Po sikur njera prej tyre të ishte grua ,përfundon poezia. Më duhet ta lexoj edhe njëherë këtë poezi si akt rezistence.
Poezia ndërtohet rreth një fabule të thjeshtë, pothuaj minimale: fluturat, para dritës, digjen e zhduken. Por fabula është dhe metaforë e  përshkallëzua
Lëvizja e fluturave drejt llampës është një lëvizje natyrore, instinktive, pothuaj rituale. Vargu i parë modelon imazhin kolektiv. “Rendin qorrazi”  shkruan poeti ,duke nënvizuar  mungesën e vetëdijes; verbëria nuk është thjesht  metaforike , por sjellje. Llampa, zakonisht në letërsi jepet  simbol i dritës/ dijes, këtu shfaqet si objekt i dëmshëm.
 “Fluturat e mbrëmjes / rendin qorrazi / drejt llampës.”
Por pikërisht aty  ndodh shpërbërja dhe vjen  akti i zhdukjes. “E digjen, / e zhduken / me një krëkëllimë të zbehtë.” Përshkrimi i shuarjes është i shkurtër dhe i prerë. “Krëkëllimë e zbehtë” sjell kontrastin: shuarja prodhon tingull, por ai është i paktë; nga ekzistenca  e  fluturës çfarë   mbetet ?
Po a la gjurmë,pyes veten, çfarë mbeti nga egzistenca e fluturës. Përfundimi : Mbetet vetëm një “lot” i heshtur, i paartikuluar 
“një si gjurmë loti / mbi faqen e jashtme të heshtjes.”shkruan poeti
“Gjurmë loti” si metaforë e një dëshmie minimale. “Faqja e jashtme e heshtjes” sugjeron që dhimbja nuk depërton brenda narrativës së madhe; mbetet në sipërfaqe. Heshtja këtu ka funksion të dyfishtë: si mospërfillje kolektive dhe si përmbledhje intime.
Ajo u zhduk sikur të mos kishte qenë kurrë, një zhdukje totale ,pa mbetje,pa kujtesë. “as hiri nuk mbetet”
Po pse vallë, pyes veten,çfarë I shtyn drejt këtij fundi,bindja, verbëria apo instikti. “enigmë është / veç verbëria / që i çon / ashtu bindshëm / drejt fundit.”shkruan poeti.
 “Verbëria” është qendra interpretative. Ajo nuk është vetëm pamja; është një forcë e jashtme (sociale, kulturore) dhe e brendshme (dëshirë, nevojë).
Paradoksi “dhimbja nuk dhemb” poezia  thekson mpirjen sociale.Subjekti poetik vëzhgon, por nuk mund të ndryshojë intensitetin e zhdukjes.
“Para hiçit / te vdekjes / së tyre / (as hiri nuk mbetet)”
“Para hiçit” si qasje  filozofike kemi  zhdukje totale, pa gjurmë materiale,çka  thekson radikalitetin e zhdukjes.
 po sikur njera të kishte qenë grua
 Është pikërisht momenti  që e shndërron poezinë nga vëzhgim natyror në reflektim gjinor, etik, egzistencial. “Si do të ndryshonte / joshja e fluturave / ndaj burimit / përvëlues të dritës / sikur njëra syresh / makar / të kishte qenë / në këtë jetë / a në një jetë tjetër / edhe një ditë të vetme / grua?”
            Pyetja e fundit e bën tekstin politik dhe etik: shtrohet çështja e gjinisë si faktor në mënyrën se si dëshira dhe zhdukja përjetohet dhe interpretohet.
Qasjet gjuhësore
Poezia ka një   leksik të  ekonomizuar, fjalë të zakonshme; Në poezi mungojnë metaforat komplekse që të shpërqendrojnë. Intensiteti krijohet nga kombinimi i fjalëve të përditshme me imazhe ekzistenciale (hiri, heshtja).
Sintaksa dhe ritmi: Në poezi vargjet janë të  shkurtra dhe enjambmentet nxisin frymëmarrje të ndërprerë ,imitojnë fluturimin dhe rrëzimin.
Gjendja  emocionale është  e ftohtë, vëzhguese,  reflektuese, kjo e lejon lexuesin të bëjë  interpretim  etik dhe politik.
            Figura stilistike kryesore: metafora qendrore (flutura është  subjekt i dëshirës/viktimë); oxymoron (dhimbja nuk dhemb); metonomia : llampa është   shoqëria/drita institucionale).
Metoda që është përdorur për analizë kombinon  hermeneutikën me analizën teorike për të nxjerrë konkluzione të argumentuara.
Qasjet formale dhe ritmike
Poezia ka varg  të lirë dhe
strukturë të ndarë në strofa të shkurtra ku ndihet  përqendrimi semantik në secilën.
Përdorim i parantezave për të theksuar zhdukjen absollute (“(as hiri nuk mbetet)”) ,është  një teknikë e suksesshme për theksim ironik.
Poezia  mbyllet me pyetjen retorike, e cila transformon interpretimin nga përshkrues në akt ndërgjegjësues dhe kritik.
Temat kryesore (me shembuj vargjesh)
-Dëshira dhe vetë-shkatërrimi  “rendin qorrazi drejt llampës.”
-Zhdukje pa gjurmë / anonimati memorial  (as hiri nuk mbetet)”
-Verbëria si forcë etiologjike e fatit
“ Veç verbëria që i çon ashtu bindshëm drejt fundit.”
-Heshtja dhe dëshmia e pakët
 “një si gjurmë loti mbi faqen e jashtme të heshtjes.”
-Gjinia dhe përvoja femërore, pyetja retorike për një fluturë që mund të ketë qenë “grua”.
-Marrëdhënia shoqëri-individ ,
-Llampa si metaforë e hapësirave që ofrojnë dritë, por edhe kërcënim.
Simbolika dhe funksione semantike
Simboli i fluturës jep  delikatesë; dëshirë;  në subjektin e fabulës. Fluturat  mund të lexohen si individë të ndryshëm por edhe si trup kolektiv (sidomos femëror).
Llampa ,drita është simbol i dijes, pushtetit, pritshmëritë  sociale, ose premisë që preket nga moderniteti.
Krëkëllima , loti , heshtja janë përdorur si  dëshmi minimale  fragmente kujtese që sfidojnë harresën.
Hiri (i munguar)është  simbol i zhdukjes absolute  mungesa e dokumentimit, e arkivimit, e kujtesës.
Qëllimi i autorit (hipotezë interpretative)
Poezia dëshiron të bëjë dy gjëra njëkohësisht: të dëshmojë dukurinë e vetëshkatërrimit të qenieve të brishta që ndjekin dritën dhe të denoncojë mënyrën si shoqëria normalizon dhe fsheh këtë zhdukje , veçanërisht kur subjekti është grua. Teksti i kërkon lexuesit të mos rrijë i ftohtë; ai ngre pyetje etike dhe politike e sociale  për përgjegjësinë kolektive.
Vlerësim kritik i teknikave letrare
Ekonomia e gjuhës e bën çdo imazh më të fuqishëm.
Finalja pyetëse e bën tekstin politik dhe aktivizues.
Kombinimi i leximit intim dhe problemevev sociale është  ekuilibruar mirë.
Studjuesit  , kritikët  mund të bëjnë studime më të thelluara duke bërë :shtimin e kontekstit: kohë, vend, autor për t’u lidhur me evidencë historike/sociologjike.
Studime më eksplicite ndaj leximeve feministe teorike, me fusnota që lidhin vargjet me koncepte të Beauvoir, Butler, ose Irigaray.
Të thellojnë  integrimin e krahasimeve me tekste të tjera (p.sh. Woolf, Plath) me citime specifike dhe referenca.
Shtresat filozofike dhe etike
Ekzistencializmi: përballja me absurditetin dhe vdekjen. Vargu “Para hiçit të vdekjes së tyre” prek çështjet e boshllëkut ontologjik.
Fenomenologjia e dëshirës: verbëria dhe joshja e objektit të dëshirës; dhimbja që nuk depërton syri i tjetrit.
Etika e kujtesës: çfarë do të thotë të mos lërë gjurmë? Kush do të kujtojë? Këto pyetje janë etike dhe politike.
Poezia duhet lexuar si kritikë e moderimit historik të regjistrimit të humbjeve femërore; ajo kërkon rindërtimin e kujtesës dhe ndryshimin e marrëdhënieve me “dritën” institucionale.
Ndërtekstualitet dhe krahasime me poezi të tjera
 Paralele tematike dhe imagjinative  janë me “The Death of the Moth" Virginia Woolf. Woolf sheh vdekjen si luftë të vogël të jetës; poezia aktuale shkon më tej duke kërkuar shkaqet sociale të zhdukjes.
 Intensiteti i vetëshkatërrimit  si performativitet dhe si dokumentim. Sylvia Plath . “Lady Lazarus”
Tradita shqiptare  mund të lidhet me motive të viktimizimit dhe heshtjes në poezinë e poeteve shqiptare moderne.
Sintesë dhe konkluzione
Poezia është e fuqishme për shkak të ekonomisë së gjuhës dhe simbolikës së qartë.
Teksti paraqet fluturën si trup kolektiv të atyre që kërkojnë dritën dhe humbin vendin e kujtesës.
Verbëria është koncepti kyç: njëkohësisht brendësore dhe shoqërore.
Pyetja finale e bën poezinë  të rëndësishme , ajo kërkon rifokusim të kujtesës dhe ndryshim të marrëdhënieve me institucionet që premtojnë dritë.
Bibliografi
Woolf, Virginia. The Death of the Moth and Other Essays. (citim i eseut për krahasim).
Beauvoir, Simone de. The Second Sex. (për konceptin e femrës-në-marrëdhënie me shoqërinë).
Butler, Judith. Gender Trouble. (për performativitetin e gjinisë dhe marrëdhëniet e pushtetit).
Plath, Sylvia. Ariel. (për qasje ndaj vetë-shkatërrimit në poezinë konfesionale).
 
Teuta Sadiku