Regina Resta - Sukses i jashtëzakonshëm i eventit Certamen Iustitiae (Përktheu Angela Kosta)

Regina Resta - Sukses i jashtëzakonshëm i eventit Certamen Iustitiae (Përktheu Angela Kosta)
SUKSES I JASHTËZAKONSHËM I EVENTIT CERTAMEN IUSTITIAE: EMOCIONE, KULTURË DHE TË RINJ PROTAGONISTË TË SË SË ARDHMES
 
Nga: Regina Resta
 
Më 8 tetor 2025, nga ora 15:00 deri në orën 18:00, në sallën prestigjioze ISMA të Senatit të Republikës (Piazza Capranica 72, Romë), u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të Certamen Verbum Justitiae, event dedikuar ekselencës në fushën e drejtësisë, kulturës dhe formimit, manifestim që çdo vit do të festojë vlerën e kulturës, drejtësisë dhe mendimit kritik si themele të bashkëjetesës civile dhe formimit njerëzor. Eventi, i cili pati pjesëmarrje të gjerë nga përfaqësues të institucioneve, ofroi momente me intensitet dhe reflektim të jashtëzakonshëm.
Veçanërisht emocionuese ishin ndërhyrjet e të vlerësuarve, të cilët arritën të transmetojnë me thellësi kuptimin e angazhimit kulturor dhe qytetar që frymëzon Certamen. 
Fjalët e tyre, plot vetëdije ndjeshmëri dhe pasion, i dhanë gjallëri komunitetit shkollor e akademik, të bashkuar në vlerën e dijes dhe drejtësisë.
Certamen Iustitiae konfirmon kështu identitetin e vet si një vend takimi mes traditës dhe inovacionit, studimit dhe dialogut, angazhimit dhe pasionit qytetar. Një përvojë e cila vazhdon të rinovohet me kalimin e kohës, e ushqyer nga entuziazmi i të rinjve dhe përkushtimi i atyre që besojnë në vlerën edukative të kulturës dhe drejtësisë.
 
- Shënim Institucional
Certamen Verbum Iustitiae promovohet dhe organizohet nga Shoqata VerbumlandiartAps. 
Nisma synon të vlerësojë kulturën klasike, reflektimin juridik dhe dialogun ndërdisiplinor si mjete të rritjes personale dhe kolektive.
Siç u përmend më sipër, ceremonia përmbyllëse u zhvillua në sallën prestigjioze ISMA të Senatit të Republikës (Piazza Capranica 72, Romë) më datë 08/10/2025, në praninë e autoriteteve, profesorëve, studentëve dhe të ftuarve nga rajone të ndryshme të territorit.

 
- Çmimet Institucionale:
Kumbara e nderit të Çmimit: Senatore Tilde Minasi.  
Komiteti i Nderit: Avv. Massimo Rossi, Avv. On. 
Mirella Cristina, Avv. Eugenio Bisceglia, Dr. Maria Pia Turiello dhe Dr. Graziano Perria.
 
Çmimet për Karrierë:
- Drejtësia për të Miturit: Dr. Angela Annese, Presidente e Gjykatës së Apelit të Firences;
- Drejtësia Penale: Dr. Serenella Maria Siriaco, ish-gjykatëse pranë Gjykatës së Apelit të Napolit, gjykatësja më e re në Itali;
- Drejtësia Penale: Prof. Leonardo Mazza, Profesor Emeritus i së Drejtës Penale;
- Procedura Penale: Prof. Giorgio Spangher, Profesor Emeritus i Procedurës Penale

 
- Çmimet e Kategorive:
- Magjistratura: Dr. Claudia Caramanna, Prokurore e Republikës pranë Gjykatës për të Mitur në Palermo
- Juridiku i Ri: Avv. Francesco Bisceglia, ekspert civilist i teknologjive të reja;
- Gjyqtarë Nderi: Dr. Attilio Balestrieri, Gjyqtar i nderit pranë Gjykatës për të Mitur në Romë;
 
- Profesorë Universitarë:
- Prof. Giovanni Cordini, Profesor Administrativ në Universitetin e Pavias;  
- Prof. Giuliano Scarselli, profesor i Procedurës Civile, Universiteti i Sienës;
- Prof. Stefano Pagliantini, profesor i së Drejtës Civile, Universiteti i Firences;

 
- Çmimet Ekselencë sipas Sektorëve:
- Drejtësia Penale: Dr. Sergio De Nicola, Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit në Cagliari;  
- Drejtësia Civile: Dr. Francesco Lupia, Gjykatës për ekzekutimet civile pranë Gjykatës së Tivolit;
- Drejtësia Administrative: Avv. Isabella Maria Stoppani, eksperte në të drejtën administrative; 
- Mbrojtja e Shtresave të Dobëta: Avv. Marina Meucci, specialiste në të drejtën familjare;
- Sektori Mjedisor: Prof. Luigi Cerciello Renna, Drejtor i Tendërave dhe Çështjeve Shoqërore në Ujësjellësin Lucano, pedagog i legjislacionit mjedisor;
- Mbrojtja e të Dhënave – Antitrust: Prof. Pierluigi Congedo, ekspert në të drejtën antitrust dhe sigurinë e të dhënave pranë Luiss;  
- Projektim dhe Koordinim: Avv. Federico Gentilini, pedagog dhe President i Çmimit EDUCALS;
 
Studiues të Rinj dhe Talente të reja:
Rëndësi të veçantë do të ketë prezantimi i projektit “VerbumYoung – Studiues të rinj në rritje” nga Shoqata VerbumlandiArtAps, një nismë kulturore e cila promovon kreativitetin, përfshirjen dhe talentin ndër brezat e rinj.
 
Protagonistët e rinj do të jenë:
- Gabriele Garofalo, Alfiere del Lavoro, studiues i Christian and Classical Reception Studies;  
- Diletta Galeota, 24 vjeç, studente juridiku dhe kampione e hipizmit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;  
- Enrico Aru, student i Historisë, Territorit dhe Shoqërisë Globale pranë Universitetit Roma Tre;
Në fund, ndër talentet e reja muzikore, do të performojnë pianistët Chiara dhe Francesco Policaro, fitues të shumë konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare të pianos.
 
Përktheu: Angela Kosta