Filmi artistik "Dasma e maleve"

FILM ARTISTIK “DASMA E MALEVE”
Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Dasma e maleve” me temë nga lufta e lavdishme e UÇK-së. Filmi është duke u xhiruar dhe përgatitur për Cineplex, ku do të ketë përpos skenave të luftës edhe skena dëbimi, dhunimi, keqtrajtimi dhe si kurorëzim i gjithë këtyre edhe dasma e ushtarit të UÇK-së në rrethana lufte. Në film do të ketë edhe skena masive. Trajtimi i këtyre temave, po bëhen si asnjëherë më parë. Xhirimet me teknikën më të përsosur e me ekip profesionale. E gjitha kjo po realizohet sipas skenarit dhe regjisë së Ganimet Bytyqit me ekipin e aktorëve të mrekullueshëm e të përkushtuar për film, si dhe ekipi i xhirimit Fama films dhe produksioni Artlali, të cilët në mënyrë profesionale po e kryjnë punën në terren.
Realizimi i këtij projekti filmik nuk do të mund realizohej pa mbështetjen e donatorëve, si dhe vazhdimi i skenave tjera deri në finalizim kërkon mbështetje nga donatorë e artdashës.
Mos hezitoni ta mbështetni filmin, sepse ndihma e juaj do ta jetësoi kujtesën historike të ngjarjeve më madhore të historisë sonë kombëtare, pra Luftën e lavdishme çlirimtare...