Zëri i kushtrimit nga Tetova e Iliridës që u ngjit në shtigjet europiane

Zëri i kushtrimit nga Tetova e Iliridës që u ngjit në shtigjet europiane
AKADEMIK SETKI IBRAIMI – ZËRI I KUSHTRIMIT NGA TETOVA E ILIRIDËS QË U NGJIT NË SHTIGJET EUROPIANE

 
Nga Akademik. M.Sc. Miftar Tërshnjaku
 
Nga Ilirida e lashtë, në mes të Tetovës, në fshatin Siniçan, ku dikur jehoi zëri i kushtrimit – lindi djali shqiptar i shtigjeve të sakrificës dhe pendës, Setki Ibraimi. Ai lindi në një familje thellësisht patriotike, me frymëzim për dheun e të parëve, për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe unitetin kombëtar. Jo vetëm familja, por i tërë fisi dhe mbarë shqiptaria festuan lindjen e këtij djaloshi dhe idealit që do të rritej bashkë me të.
Qysh fëmijë, Setkiu u dallua për zgjuarsi dhe përkushtim. Në shkollë spikatej për virtyte, ambicie dhe dashuri ndaj shokëve. Por më vonë ai u shqua për veprim, guxim dhe përkushtim ndaj kombit. Në vitet e para të rinisë, ishte ndër të parët që u angazhua në lëvizjet studentore për themelimin e qerrdhës së parë të dijës shqiptare – Universitetit të Tetovës. Bashkë me intelektualët e njohur Dr. Hazir Pollozhani dhe Dr. Bardhyl Limani, qëndruan në ballë të fjalës, qëndresës dhe sakrificës. Aty lindi një brez që besoi se dija është arma më e fuqishme për kombin shqiptar.
Si shumë atdhetarë të tjerë, Akademik Setki Ibraimi mori rrugën e mërgimit, por jo për t’u larguar nga kombi, po për ta ndihmuar atë. Në Austri, ai u bë zë i fuqishëm i mërgatës shqiptare, një organizator i palodhur dhe njeri i veprës. Me përkushtim të rrallë ndihmoi bashkëkombësit e tij në çdo nevojë. Në qytetin Stockerau, ai u bë asambleisti i parë shqiptar nga Tetova që përfaqësoi komunitetin në jetën politike lokale. Për tri mandate radhazi, bashkëatdhetarët e tij ia besuan votën dhe e zgjodhen për herë të tretë asambleist.
Ai nuk veproi vetëm për kombin e vet, por edhe për popullin austriak, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes dy kulturave. Në vitin 2025, pas një dekade përvoje e kontributi në shërbim të njerëzve, Akademik Setki Ibraimi u zgjodh Këshilltar Europian, një arritje që e ngre lart emrin e tij dhe të mbarë shqiptarëve në diasporë.
Vlerat e tij të dalluara nuk mbetën pa u vënë re nga institucionet ndërkombëtare të kulturës dhe artit. Më 26 dhjetor 2024, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, për veprimtarinë e tij të palodhshme në shërbim të kombit dhe kulturës, e gradoi me titullin e lartë “Akademik”. Po atë vit, Akademia Braziliane e nderoi me titullin “Ambasador i paqës”, duke e përfshirë në radhët e personaliteteve që përfaqësojnë urën e miqësisë dhe bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar.
Veç angazhimit politik dhe shoqëror, ai është edhe nismëtar dhe themelues kulturor. Më 26 dhjetor 2024, së bashku me Akad. Prof. Gjergj Rrustajn dhe Akad. M.Sc. Miftar Tërshnjakun, themeloi në Stockerau organizatën e parë letrare të mërgatës shqiptare në Austri – Shoqatën e Shkrimtarëve “Fan Noli”-Stockerau. Kjo shoqatë u bë shtëpi shpirtërore për shumë krijues shqiptarë në mërgim dhe dëshmi e një pune që buron nga dashuria për gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar.
Sot, me pasion të pashoq, Akademik Amb. Setki Ibraimi ecën përpara jo vetëm në shtigjet shqiptaro-austriake, por edhe në ato europiane. Figura e tij mbetet simbol i përkushtimit, sakrificës dhe besnikërisë ndaj kombit e njerëzimit.
Urime e suksese, Akademik Amb. Setki Ibraimi – emri yt do të mbetet shembull i gjallë i një shqiptarit që punon për kombin, për njerëzit dhe për Europën.
……………………………………………………….
 
ACADEMIC SETKI IBRAIMI – THE VOICE OF THE CALL FROM TETOVA AND ILIRIDA THAT ROSE TO THE EUROPEAN PATHS

 

By Academic. M.Sc. Miftar Tërshnjaku
 
From ancient Ilirida, in the heart of Tetova, in the village of Siniçan, where once the voice of the call echoed – a boy of sacrifice and dedication was born, Setki Ibraimi. He was born into a deeply patriotic family, inspired by the land of his ancestors, committed to preserving the Albanian language and national unity. Not only the family, but the entire clan and the broader Albanian community celebrated the birth of this boy and the ideal that would grow with him.
From childhood, Setki stood out for his intelligence and dedication. At school, he was known for his virtues, ambition, and love for his peers. But later, he distinguished himself through action, courage, and commitment to the nation. In his early youth, he was among the first to engage in student movements for the establishment of the first seat of Albanian knowledge – the University of Tetova. There, a generation was born that believed knowledge is the strongest weapon for the Albanian people.
Like many patriots, Academic Setki Ibraimi took the path of emigration, not to distance himself from his nation, but to serve it. In Austria, he became a powerful voice for the Albanian diaspora, an untiring organizer and a man of action. With rare dedication, he assisted his compatriots in every need. In the city of Stockerau, he became the first Albanian assembly member from Tetova to represent the community in local politics. For three consecutive terms, his fellow Albanians entrusted him with their vote.
He worked not only for his nation but also for the Austrian people, building bridges of cooperation between cultures. In 2025, after a decade of experience and service to people, Academic Setki Ibraimi was elected European Councillor, a recognition that elevated his name and the Albanian community in the diaspora.
His outstanding contributions have also been recognized by international institutions of culture and arts. On December 26, 2024, The Albanian American Academy Of Science And Arts, New York, for his tireless service to the nation and culture, awarded him the high title of “Academic”. That same year, the Brazilian Academy honored him with the title “Ambassador of Peace”, including him among personalities who represent the bridge of friendship and cultural cooperation internationally.
Beyond his political and social engagement, he is also a cultural initiator and founder. On December 26, 2024, together with Acad. Prof. Gjergj Rrustaj and Acad. M.Sc. Miftar Tërshnjak, he founded in Stockerau the first literary organization of the Albanian diaspora in Austria – the “Fan Noli” Writers’ Association. This association became a spiritual home for many Albanian creators in the diaspora and a testament to work born from love for language and national identity.
Today, with unmatched passion, Academic Amb. Setki Ibraimi continues forward not only on the Albanian-Austrian paths but also on European ones. His figure remains a symbol of dedication, sacrifice, and loyalty to his nation and humanity.
Congratulations and best wishes, Academic Amb. Setki Ibraimi – your name will remain a living example of an Albanian who works for the nation, for the people, and for Europe.