Adelina Pollo - Cikël poetik
Adelina Pollo ka lindur në Dragot (Elbasan)
Ajo ka emigruar familjarisht në vitin '95 në Greqi por aktualisht jeton prej 22 vitesh në Florida (Amerikë). Gjithmonë lexonte shkrimet e të atit dhe nga malli e jeta ne emigrim filloi të shkruante edhe ajo. Shpesh në poezitë që shkruaj shpreh ndjenjat e mallit, vuajtjes dhe dashurisë.
Frymëzohem nga jeta, thjesht nga një foto, nga dhimbja dhe malli që ndjej në shpirt. Vargjet më rrjedhin nga zemra ndaj dëshiroj që lexuesit të ndjejnë një kënaqësi të veçantë kur t'i lexojnë, ashtu sikurse ndjej unë kur i shkruaj.
DASHUROVA ATA SY
Dashurova ata sy
Që më folën sa të pash
Hyra brenda sdi ç’kërkoja
Po aty shpirtin un lash.
Nuk të le larg vetes time
Ata sy, janë për mua
Do të rris të bëj si lule
Botën time ke ndryshuar.
Gjej këtë gonxhe kaq të bukur
Më vështron me ata sy
Shyqyr tjetër s’të ka këputur
Se nuk rri dot un pa ty.
Zemra iku fluturoi
Do të jetë si një i verbër
Botën sheh me syt e tu
Në ktë jetë kaq të egër.
Dashuri me shikim të parë
Ngulur thellë aty në shpirt
S'dua kurrë nga ty të dal
Më je ngulur porsi si thikë.
BOLL MË VRAVE
Më pyetën: çfarë ke në fytyrë?
"Asgjë u them" u godita në mur.
Më pyetën: çfarë ke në krah?
U rrëzova pak jam vrar.
Më thanë: pse nuk qesh më?
Duke heshtur them: e kush më lë?
Dhimbjet askujt nuk ia tregoj
Plagët që shpirti im duron.
Të durova zëniet
Po duroj të bërtiturat
Por mjaft
Se nuk duroj më të goditurat.
Ah... sa dua të qaj
Lotët nga brenda i mbaj
Më mirë më vrit
Se plumbi nuk dhëmb në këtë shpirt.
Jetën për kaq vjet ty ta dedikova
Thash se ishte dashuri
dhe fëmi të dhurova.
Nuk e di a ka dashuri më?
Nuk e besoj ta njoh
se shpirti im është nxir.
Jam vajza e një nëne
që për ty më rriti
Jam vajzë e një babai
që dritë në sy më kishte.
Mjaft sepse jam edhe nëna e fëmive të tu!
Mjaft se të jetoj më nuk du.
I VETMUAR
Në oborr dola
të ndez një cigare
në oborr dola
me veten të qaj ca halle.
Frynte dhe pak erë
eh moj pleqëri
Nuk durojm dot më
s'jam më djal i ri.
Mendoj për djalin që kam në kurbet
Mendoj për vajzën e martuar
në shtëpinë e vet.
Mendoj për plakën sa shpejt më la
Pse s'më mori Zoti që pranë saj të jem.
Me veten time dhe me këtë cigare
Shpesh flas
Të pêrballosh gjithë këto mundime
Dhe fëmijëtt nuk dëgjohen fare.
Në varfëri i rrita
Eh sa shumë mundime
Lodhjet dhe gjithë shqetësimet
Veç unë dhe plaka mirë i dimë.
U bëj telefonata
s'u them dot një fjalë
I sëmurë shumë dhe nuk kam më djalë.
S'dua t'i shqetësoj se jetën e tyre kanë.
Kurrë mos harrojnë babën që i ka ushqyer
Se kur të kujtohen do jetë shum vonë.
Fjalën BABË me lot ndër sy
do e thonë.
Afër plakës do jem
si atëherë në djalëri
Të dy bashkë të pandarë
në atë botë pa dhimbje dhe vetmi.
O NËNË
Alo o Nënë ku je?
Alo o Bir këtu ku më le!
Alo o Nënë un nuk vij dot
Ska gjë mor bir do festojmë mot.
Alo o Nënë po ti s'ke njeri
S'ka gjë o bir u mësua Nëna në vetmi!
Ah moj Nëna ime sa shumë të dua
E di biri im dhe ti je jete për mua!
O Nëna ime më bëj hallall
O biri im deri sa Nëna të jetë gjall!
Gezuar festat o e shtrenjta ime
Gezuar biri im pac fat dhe bekime!
Ah o kurbet zjarri të rëntë
kështu për së gjalli me nënën u ndava.
Nuk jemi as per festa as për sebep
Më keq nuk ka
se largësia e fëmijve nga prindërit e vet.
Gëzuar o njerëz!
Gëzuar për të gjithë
U telefononi të gjithë prindërve nëpër shtëpitë.
Se në këto festa shumë u mungojmë
Zemrat ua gëzojmë kur zërin na e dëgjojnë.
Përgatiti dhe redaktoi Angela Kosta shkrimtare, poete, gazetare, eseiste, bashkëpunëtore në revistën Orfeu dhe web Orfeu.al, Drejtore në gazetën Dritare e Re dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press.