PORTRET ARTISTI - Ganimet Bytyqi

PORTRET ARTISTI - Ganimet Bytyqi
PORTRET ARTISTI
 
Ganimet Bytyqi, i njohur si LALUSHI është një artist humori, i cili gjithë potencialin e tij prej artisti ia kushtoi artit dhe kulturës shqiptare. Lalushi ishte dhe mbeti artist i popullit. Atë nuk e mësoj Akademia sesi të aktron, por këtë dhunti e pati që nga lindja e vazhdon ta ushtroi pa lodhje edhe sot, pra ai është i adhuruar nga qindra mijëra adhurues të humorit të tij autokton.
Ganimet Bytyqi ishte njëri ndër anëtarët e parë të Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së, më pas edhe të TMK-së, pra nuk është vetëm aktor humori, ai me sukses realizoi rolin e policit në pjesën skenike “Ai është i gjall” (6 mars 1999), më pastaj edhe gjatë viteve 2000,2001 e 2002 gjatë shfaqjeve nëpër të gjitha qendrat e Kosovës.
Ganimeti i ka të realizuar qindra videoprojekteve me humorin e tij të njohur sipas personazhit të Lalushit, si dhe disa komedi me po të njëjtin karakter.
Lalushi përveç këtyre projekteve ka realizuar një mori video klipesh me këngëtar të njohur të Estradës shqiptare, por edhe një numër filmash dokumentar, kushtuar heronjve të kombit.
Ganimet Bytyqi ka një talent të rrallë edhe për punë me kamerë, montazhë e punë tjera të artit filmik. Është edhe krijues i shumë teksteve të këngëve, veçanërisht të atyre parodike dhe skenarëve të ndryshme, të cilat janë të realizuara me mjaft sukses.
Portreti i këtij artisti kërkon vëmendje nga opinioni, në mos për më shumë, të paktën t’i epet vendi meritor në botën e artit tonë shqiptar...
Orfeu (df)