Teuta Sadiku - Kritikë letrare

Teuta Sadiku - Kritikë letrare
VETMIA SI HAPËSIRË  EKZISTENCIALE NË POEZINË E IRMA KURTIT
(Irma Kurtit, është autore shqiptare që shkruan drejtpërdrejt në gjuhën italiane)
 
Irma Kurti  dhe  Eugenio Montale, dy poetë, ndonëse të përfshirë në kontekste historike dhe kulturore të ndryshme, ndajnë një ndjeshmëri të thellë ekzistenciale: vetminë si përvojë njerëzore universale dhe si akt reflektimi mbi kuptimin e ekzistencës.
Poezia 'Pantoflat e vetmisë' e Irma Kurtit është një reflektim mbi fundin e një dite, të një spektakli jetësor, ku aktorët : miqtë e mikeshat  janë shpërndarë, dhe mbetet vetëm me veten e saj. Vargjet:
'Spektakli për sonte mbaroi
 dhe sipari u ul me mundim...'
shprehin lodhjen e shpirtit, një skenë ku jeta përjetohet si teatër i hipokrizisë. Në fund,  gjen strehë në qetësi, aty ku 'poshtë divanit presin pantoflat e vetmisë'. Ky imazh i fundit përmbledh gjithë filozofinë e poezisë pranimin e vetmisë si gjendje ekzistenciale, si bashkëbisedim me shpirtin.
Krijimtaria e Irma Kurtit lidhet ngushtë me qasjen ekzistencialiste, të afërt me Kierkegaard-in dhe Heidegger-in, ku vetmia nuk është thjesht mungesë, por hapësirë reflektimi dhe autoshpëtimi. Poetja nuk ikën nga vetmia, por e përqafon si mjet për të kuptuar veten.
“Vetmi! Vetmi e bekuar,
që shpirti m’i çlodh, m’i ngjall!”
 
“Poradeci”Lasgush Poradeci
Te Lasgushi, vetmia është bashkëbisedim me shpirtin, jo dënim.
Ai e përjeton si shpëtim estetik, një mënyrë për t’u lidhur me përjetësinë dhe natyrën.
Kjo është shumë afër Irma Kurtit  të dy poetët e shohin vetminë si hapësirë paqeje dhe burim frymëzimi, jo si humbje.
Në aspekt filozofik, i afrohet mistikës së Rilkes dhe ideve të Plotinit për unitetin me kozmosin.
“Njeriu, ky lypës i përjetshëm i dashurisë...”
 “Kangët e mjerimit”Migjeni.
Migjeni e sheh vetminë si tragjedi shoqërore, si boshllëk midis individit dhe botës që nuk e kupton.
Në shpirtin e tij pulson vetmia e revoltës , vetmia e njeriut që kërkon kuptim në një realitet absurd.
Kjo qasje është afër Camus-së dhe Sartre-it: njeriu është i vetmuar në një botë pa drejtësi.
Ndryshe nga Irma Kurti, e cila e sublimon vetminë në poezi, Migjeni e shpërthen në revoltë.
“Të gjithë ikin, veç kujtimet mbesin,
në stolin e parkut ulem vetëm.”
Dritëro  Agolli

Vetmia tek Agolli është melankolia e njeriut të zakonshëm, që sheh ikjen e kohës dhe miqve.
Ka një filozofi stoike në tonin e tij: pranimi i kalimit dhe kërkimi i kuptimit në gjërat e vogla.Në qasjen filozofike poezia e  Agollit është realiste , humaniste.
Irma Kurtit  përdor simbolin e stolit bosh dhe të pantoflave të vetmisë.
Të dy përdorin objekte të përditshme për të shprehur boshësinë shpirtërore.
“Vetmia ime është më e madhe se unë.”
 “Lum Lumi”Ali Podrimja
Podrimja është poeti më ekzistencialist i letërsisë shqipe.
Vetmia e tij është humbje e njeriut në univers, një përplasje me vdekjen, me mungesën, me qenien.
Në poezitë për birin e ndjerë Lumi, vetmia bëhet metafizikë dhimbjeje, e afërt me Montale dhe Paul Celan.
Në filozofi lidhet me Heidegger-in dhe Camus-në, si njeri që jeton “në kufijtë e absurdit”.
“Jam vetëm me veten time,
dhe kjo më mjafton për të qenë Mimoza Ahmeti
Te Mimoza Ahmeti, vetmia është formë lirie, jo trishtim.
Ajo e shndërron në akt afirmimi të femrës moderne që s’ka nevojë për një tjetër për t’u plotësuar.
Në filozofi lidhet me Simone de Beauvoir dhe feminizmin ekzistencial.
Në krahasim me Irma Kurtin, që e përjeton vetminë me mall e butësi, Ahmeti e përjeton me forcë dhe sfidë.
“Vetmia ka formën e një shtëpie,
ku dritat ndizen për të tjerët.”
Luljeta Lleshanaku
Te Lleshanaku, vetmia është hapësirë e brendshme e kujtesës.
Ajo është më afër Irma Kurtit në ton dhe në figuracion, por më e përmbajtur dhe abstrakte.
Filozofikisht Lleshanaku i afrohet Hannah Arendt-it, si një reflektim mbi ekzistencën dhe kujtesën.
Në stil kemi  përdorimin e figuracionit të ftohtë, por ndjeshmëri të lartë.
«Όπου και να ταξιδέψω, η Ελλάδα με πληγώνει.»
(“Kudo që të udhëtoj, Greqia më lëndon.”)
 poezia “Helenë”Jiorgo Seferis
Seferisi shikon vetminë si ndarje nga rrënjët shpirtërore dhe nga identiteti kombëtar. Është një vetmi e njeriut modern, që kërkon kuptim në një botë të copëzuar.
Ai i afrohet konceptit heideggerian të “të qenit në botë”, ku vetmia bëhet mënyra për të ndjerë thelbin e ekzistencës.
Ashtu si Irma Kurti, edhe Seferisi e sheh shpëtimin në natyrë dhe në kujtesë.
«Αν δεν κρατήσω το φως, θα χαθώ.»
(“Nëse nuk mbaj dritën, do humbas.”)

poezia “Aksion Esti”Odisea Elitis
Elitis përjeton vetminë si mungesë drite dhe dashurie, por gjithmonë kërkon të rigjejë “dritën hyjnore” brenda vetes.
Në dallim nga Montale, ai nuk dorëzohet përballë absurdit; është një ekzistencialist i shpresës, ku vetmia bëhet vendi ku rilind drita e shpirtit.
«Κι αν δεν μπορείς να κάμεις τη ζωή σου όπως τη θέλεις,
τούτο προσπάθησε τουλάχιστον όσο μπορείς:
μη την εξευτελίζεις.»
(“Nëse nuk mund ta bësh jetën siç e do, përpiqu të paktën të mos e poshtërosh.”)
poezia “Che fece... il gran rifiuto”Kavafis

Kavafis shikon vetminë si fat të pashmangshëm të njeriut që ruan dinjitetin në heshtje. Është vetmia e njeriut të ndërgjegjshëm, që e di se jeta është kompromis, por ruan krenarinë.
Në këtë aspekt, ai është afër qasjes etike të Kierkegaard-it: “Njeriu është ai që zgjedh dhe përballon pasojat e zgjedhjes së tij”.
«Όλα τα πήρε το καλοκαίρι, τ’ άδειασε όλα στο φως.»
(“Verës ia mori gjithçka, i zbrazi të gjitha në dritë.”)
poezia “Amorgos”Nikos Gatsos

Te Gatsos, vetmia është humbje e iluzioneve, një boshësi që vetëm poezia mund ta mbushë.
Si Irma Kurti, edhe ai i drejtohet natyrës për të gjetur harmoni shpirtërore, duke përzier ëndrrën me realitetin.
 Ndërkohë, te Montale, qasja është hermetike dhe pesimiste, në përputhje me filozofinë e absurdizmit të Camus-së: bota është e zbrazët nga kuptimi, dhe njeriu mbetet dëshmitar i një realiteti të ftohtë e të pakuptueshëm.
Në poezinë e Montale, si p.sh. te 'Spesso il male di vivere ho incontrato', vetmia është simptomë e 'të keqes së të jetuarit'. Ai shkruan:
'Spesso il male di vivere ho incontrato: era il rivo strozzato che gorgoglia...'.
Ndryshe nga Montale, që mbetet i burgosur në absurditetin e ekzistencës, Irma Kurti i jep vetmisë një dimension shpirtëror dhe natyral: ajo e shndërron dhimbjen në poezi dhe poezinë në strehë. Në këtë pikë, poezia e saj ngjan me një formë të 'katarsisit poetik', ku fjala bëhet akt shëlbimi.
Stili i Irma Kurtit karakterizohet nga qartësia dhe sinqeriteti emocional. Ajo shmang retorikën dhe përdor metafora të thjeshta, por të ngarkuara me ndjenjë: 'pantoflat e vetmisë', 'teatri i hipokrizisë'. Ritmi është i butë, meditativ, me vargje të shkurtër që pasqyrojnë frymëmarrjen e brendshme të poetes. Ndërsa Montale përdor një strukturë më të fragmentuar dhe eliptike, duke e bërë vargun e tij më hermetik, Kurti zgjedh rrugën e ndriçimit emocional, duke e bërë poezinë e saj më të komunikueshme dhe universale.
Vetmia, si te Irma Kurti ashtu edhe te Eugenio Montale, është një udhëtim drejt thellësive të qenies. Në kohët moderne ku marrëdhëniet janë të përkohshme dhe bota gjithnjë e më e ftohtë, poezia e Kurtit mbetet një dëshmi e ndjeshmërisë njerëzore dhe e nevojës për t’u kthyer te natyra dhe autenticiteti shpirtëror. Ndërsa Montale e sheh botën si të pakapshme, Kurti e sheh veten si pjesë të saj, duke rigjetur në vetmi një formë paqeje dhe frymëzimi.
 
BIBLIOGRAFIA
Kurti, Irma
1. 'Në borxh me dashurinë'. Tiranë, 2018.
2. Montale, Eugenio. 'Ossi di seppia'. Milano: Mondadori, 1925.
3. Kierkegaard, Søren. 'Either/Or'. Copenhagen, 1843.
4. Heidegger, Martin. 'Sein und Zeit'. Tübingen, 1927.
5. Camus, Albert. 'Le Mythe de Sisyphe'. Paris, 1942.
 
Teuta Sadiku