A ËSHTË DËSHIRA PËR PASURIM VLERË E LARTË
Njeriu deri sa nuk e sheh se më nuk mund të realizoj as një dëshirë, nga paraqitja e pamundësisë nga mungasa e shëndetit apo rrethanve të tjera të pavolitshme si fatkeqësi etj., do e sheh se pasuria e madhe nuk ka më vlerë! Por tash është vonë. Nga këta njerëz të tjerët kanë një dobi sepse atë e do e shfrytëzojnë të ata. Nëse kjo pasuri u mbetet në dorë të papunëtorve, atëherë ajo krijojnë parazit; të dëmshëm për shoqri, nëse u mbetet ambiciozve atëherë ky i pasur zë sevape. A ka vlera tjera më të qmuara se pasuria? Ka, sepse shëndeti, dashuria ndaj të tjerëve, natyra, ajri, uji, ushqimi janë të pakrahasushme me paran. Parat pa plotësimin e këtyre kushteve nuk krijohen. Nuk mund të krijojmë një sy të ngjashëm me syrin tonë të humbur, nuk mund të blejmë dhembjen aq të nevojshëme për të qenë të mëshirshëm, e as te largojmë atë me para...!
DISA MENDIME
1. Paraja ngjallë dashuri të interesit, jo të zemrës. Kjo dashuri është vetëm një gënjeshtër që lë zemrën e varfër.
2. Ai që di të pasurohet në rrugë të ndershme di dhe të kursej, kështu thuja dyfishon fitimin!
3. Pasuria aq e dëshiruar vështirë fitohet, por lehtë mund të humbet.
4. Duke u kujdesur për paranë, harrojmë të kujdesemi për shëndetin tonë të dëshiruar, që mbase bëhet vonë.
5. Ai që pasurohet në kurriz të tjetrit, mbetet pa kurriz të vetin duk humb prespektiven.
6. Dëshira e madhe për t'u pasuruar të lë pa realizuar asnjë dëshirë kënaqësie.
Nga libri “DËSHIRA” Ibush Reçica