Xhelsina Petritaj hapi ekspozitën e saj të dytë personale

Xhelsina Petritaj hapi ekspozitën e saj të dytë personale
"LIMITLESS" - EKSPOZITA E DYTË NË KORÇË E PIKTOTLRES XHELSINA PETRITAJ
 
Më 15 nëntor, piktorja e talentuar Xhelsina Petritaj hapi ekspozitën e saj të dytë personale me titull: "LIMITLESS", në Galerinë e Artit "Guri Madhi" në Korçë. 
Ekspozita u hap në bashkëpunim me Qendrën e Artit dhe Kulturës së Korçës dhe Bashkisë së këtij qyteti. 
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për artdashësit deri në datën 23 nëntor.
 
Në këtë ekspozitë, Xhelsina paraqiti 30 punime nga të cilat 20 vepra janë pjesë e koleksionit të ekspozitës së parë që hapi në Tiranë. Ndërsa 10 vepra të tjera, janë punime të reja, të prezantuara për herë të parë ekskluzivisht në qytetin e Korçës.