RIKTHIM
Po ikin zogjtë,po ikin,
fole më të mira kërkojnë,
po ikin,por folenë-mëmë,
një ditë do ta kujtojnë.
Po ikin zogj shtegtarë,
me kokën pas të kthyer,
qan syri e plas zemra ,
për shqipen krahëthyer.
Po ikin,po kthimin s'e dinë
dhe ata vetë s'e mendojnë.
Dhe zogjtë shtegtarë kthehen,
në pranverë foletë kërkojnë.
Kanë shkuar shumë pranvera,
që se nënat zemërngrira lotojnë.
Me mall e sytë nga shtegu,
presin bijtë me gaz t'i përqafojnë.
Po ikin,veç ikin,pa kthim,
dhe vendi po zbrazet,heshtohet,
dhimbjatherëse bren shpirt e zemër,
derisa nga ëndrra e frikshme të zgjohet.
Po ikin zogjtë në shtegtim,
një jetë më të mirë kërkojnë,
po ikin,por pas e mbajnë kokën,
tokën mëmë nuk e harrojnë.
Se pema pa rrënjë thahet dikur,
të jetojë do ujë e ushqim,
në vendlindje ka jetë,dashuri,
te rrënjët degët gjejnë shpëtim.
Fluturuan shqipet kudo,
ndër sy morën botën mbarë,
fluturuan,por nuk harruan vendlindjen,
nuk e harruan se janë shqiptarë.