Eduarda Berbati - Cikël poetik (Përgatiti Abdullah Troshupa)

Eduarda Berbati - Cikël poetik (Përgatiti Abdullah Troshupa)
EDUARDA BERBATI
 
Eduarda Berbati u lind më 12 qershor 2006 në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindjen e saj, në Ribar të Madh, është nxënëse në vitin e fundit të Gjimnazit të Shkencave Natyrore në Lipjan.
Është pjesëmarrëse dhe aktiviste e OJQ-ve , konkretisht ka qenë anëtare e Klubit të Gjelbër të shkollës, pastaj  si përfaqësuese e shkollës dhe fituese e projektit me vlerë monetare. U certifikua nga UNICEF si “Super Vullnetare në kuadër të “Vullnetarizimit Edukativ në Kosovë”. Mori pjesë në   gara me  Ese në Kampanjën Globale “ Mbro arsimin tonë” në kuadër të” Save the Children”. Përveç se ishte  e suksesshme në mësime , ajo ishe edhe   drejtuese e Klubit Letrar të Shkollës.
Eduarda merret me shkrime dhe ka të botuar veprën me poezi  dhe ese me titull “Nën hijen e Hënës” botuar më 2020. Disa nga poezitë e saj janë të botuara në Revistën Letrare “ Pionieri”
 Jeton në vendlindjen e saj , në Ribar të Madh.
 
ËNDRRËS TËNDE BESOI
 
Ndoshta është e vështirë
Botën sot ta kuptosh
Asnjëherë nuk është e paarritshme
Qëllimit tënd t’i dalësh Zot.
 
Gënjen ai që s’kishte sfida
Edhe përsosmëria nuk ekziston
Gabimet janë pjesë e jetës
S`ka kush që mund t’i mohon.
 
Ne lindim me një mision
Rastësi, nuk e kemi këtë destinacion
Fati ynë është i përcaktuar
Atdheun duhet dashuruar
 
Çdokush duhet të jetë unik
Diçka në jetë na bashkon
Ëndrra  nuk shuhet
Besoj vetës se ti mundesh!
 
LUFTO PËR VETVETEN
 
Fjalët janë  shigjeta që godasin
Harku është gjuha jonë
Çka të nxjerrësh nga goja jote
Mendoje mirë sa nuk bëhet vonë.
 
Fjala e mirë të bënë të lumtur
Fjala e keqe të bënë egoist
Mos u ngatërro asnjëherë
Do  të kesh rehati përherë.
 
Në qoftë se dëgjon të pavërteta
Mos hesht tregoi
Argumento me fakte
Le ta marrin dhen, të dalin  n`sipërfaqe.
 
Jeta është dinamike
Shumë faktorë ndikojnë
Janë njerëzit ata që e vështirësojnë
Ne  jemi ata që e çmojmë.
 
Sot he i lirë, të flasësh
Nuk je i huaj për vetën
Atyre që s`u zë fjala vend
Mos u besoni, besë mos u zini
 
Të pafajshëm të shtirën
Si trëndafili me gjemba
Për punë fort duhet dëshmuar
Fjalë të liga nuk duhet t’ju besuar.
 
TË PENDOHEMI, KËSHTU E DO SHOQËRIA
 
Është  vështirë për të mbijetuar
Të jesh optimist  
Të vërtetën ta thuash,
Se përse je penduar?
 
Durimi është humbur
Dashuria  është shkelur
Interesi ka zënë vend,
Fundosen  ndjenjat,
 
Mëshira u bë pluhur në shumë zemra
U  ngjallë urrejtja
Na  përfaqëson xhelozia
Duhet t’i pranojmë të metat.
 
Jeta na sfidon
Sa nuk na e kap mendja,
Në këto kohëra të vështira,
U bëhemi barrë tjetrit
 
Kështu  na ka mësuar Perëndia,
Të mos merremi  me të liga
T`i  lëmë anash inatet dhe intrigat
Të pendohemi, kështu e do shoqëria.
 
HËNA FLET
 
Një natë e qetë pranverore
Qielli i mbushur plot me yje
më gëzon sytë drita jote
që rrezon sonte zemrën time.
 
Mezi pres të bie nata
kur errësirës t’i dal Hëna
mezi pres të shpreh mendimet
vetëm tek ti më kujtohen kujtimet.
 
Thonë kujtimet vrasin shumë
po varet se çka ke perjetuar
nuk besoj se do të kesh harruar
lotët e ditës së fundit e gëzuar .
 
Qëndro i them shpirtit në qetësi
Jam aty ku ndjej ngrohtësi
Gjeta kuptimin e ekzistencës
tanimë nuk ka vend për frikë.
 
Hëna më flet e buzëqeshur
ndonëse fatin tim ajo e di
Njeriu mund të rilind sërish
E besoj thellë në shpirt.
 
Kush na kupton më së miri
çka ndjejmë nganjëherë në brendësi
ndoshta guri do merrte forcë
Të thyhej, të na bënte sakrificë.
 
Sikur yjet pranë Hënës
të vallzonin me melodi
të bashkohen një nga një
t’i krijojnë botës imazhin tim .
 
Nuk e di as unë
si do të më shohin
Do t’i thërras mendjes
nuk do më interesonin .
 
Kështu si jam dua të rroj
Të mbetem e tillë të mos ndryshoj
Vetë krijuesi na e dhuroi
origjinalitetit  të mos i mohohemi.

Përgatiti Abdullah Troshupa