POEZI NGA AGIM ZEKA
LARG PËRTEJ OQEANIT
Atje ku hëna natën nuk ndriçon
Dielli ditën nuk rrëzon
Shpirtin tënd e lëndon
Shkurti i vitit 1989
Viti i largimit nga Gjakova
S'kishte mbetur gjë tjetër
Shtrëngim për një vendim
Ikje larg, pothuajse pa kthim
Qëndroja në heshtje
I shqetësuar duke menduar
Si t'ia them lajmin Nënës
Pa e mërzitur e lënduar
Megjithat Nëna kishte hetuar
I thoshte intuita se djali i saj
Bën plane për t'u larguar
Muaji shkurt, bënte ftohtë e acar.
Nëna ishte zgjuar herët
Babai kishte ikur në punë
Zgjohem edhe unë i trazuar
S'kisha bërë gjumë të qetë
Ulem bashkë me Nënën
Duke pirë kafenë e mëngjesit
Filluam bisedën si Nëna me djal
Mbaruam kafet
Nëna kthen filxhanin tim dhe të sajin
Donte ta dinte çfarë dëftojnë filxhanat
Ka ndonjë rrugë të gjatë?
Ka largim nga shtëpia për djalin e saj?
Ia thoshte mendja, ia ndjente zemra
Kishte parandjenjë,
e kuptonte qetësin time të pazakonshme
Merr dy filxhanat në dorë dhe i shikon
Rrugë të gjatë dhe largim nga shtëpia
filxhani ia tregon
Ulet afër meje, me zë të lehtë emocionues,
sytë mbushur me lot,
më përkëdhel e më thotë:
Djali im do largohesh në tjetër botë?
Me sy të përlotur Nënën e shikoj
E përkëdhel, shumë e përqafoj
S'kisha rrugë, zgjidhje tjetër
Lajmin e hidhur Nënës ia tregoj:
Po Nëna ime e dashur
për disa muaj po largohem!
Duke e puth në ball,
për t'ia qetësuar shpirtin
e përkëdhel dhe i betohem:
Në gjirin tënd Nënë, prap do afrohem!
Ishte viti 1989
bashkë me familjen nga Gjakova u largova
Pa dashje Nënën time e mashtrova.
Larg, shumë larg nga vendlindja u largova.
Pas 10 viteve vendlindjen vizitova
Nënën time në shtëpin e vjetër nuk e gjeta
Dhe sot e kësaj dite dot nuk e përqafova...
Dikur, edhe pse ishte vonë
Shumë, Shumë u Pendova!
...................................................................
Redaktoi Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese