Sabrina Morelli (Përktheu Angela Kosta)

Sabrina Morelli (Përktheu Angela Kosta)
SABRINA MORELLI - ITALI
 
E lindur në Romë, Sabrina Morelli përfundoi studimet klasike në vitin 1989 në shkollën e mesme Giosuè Carducci. Në vitin 1993, u diplomua për juridik në Universitetin Sapienza të Romës, por nuk e filloi karrierën si avokate, pasi u apasionua ndaj shkencave kompjuterike. Më pas, në vitin 1990 ndoqi një kurs tre-vjeçar në Istitutin Wall Street në Romë, ku u specializua në programimin e gjuhësimit të programeve: C, Cobol, Unix dhe Windows. Aktualisht, Sabrina është spikere radiofonike në programin kulturor në Radio Studio 107 Milano si dhe prezantuese në kanalin televiziv Lombardia TV. Sabrina është anëtare e Senatit Akademik të Akademisë Ndërkombëtare të Kulturës Carthage 2.0 si dhe Drejtore e Departamentit të Radios së Shoqatës Akademia Tiberina në Romë. Gjithashtu është anëtare e Shoqatës Dante Alighieri si dhe anëtare e jurisë për Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë Lettere Al Sempione 2024. Përveç kësaj, mban rolin e Zv. Presidentes së Çmimit Letrar Evropian Oscar Wilde 2024 dhe të Çmimit Parlamentar Communicating Europs. Morelli është anëtare nderi në Wikipoesia, akademike e Akademisë Ruggero II të Letërsisë Kombëtare dhe Artit të Sicilisë. Në të kaluarën, Sabrina ka bashkëpunuar me Revistën e Artit dhe Letërsisë Live Show Magazine. Morelli është shkrimtare e vlerësuar me shumë çmime prestigjoze. Ka marrë pjesë në konkurset e Çmimit të Poezisë Strega (2023-2024) dhe në konkursin e Çmimit Campiello 2023.
 
LULE SHPIRTI
 
Janë lule shpirti
fjalët që lulëzojnë,
esenca e çdo fraze
në ajër shpërndahet  
ku flladi pret
diamante dhe rrjedha
të emocionit aq të shumë pritur
që zemrën mbështjell.
 
Janë lule shpirti
fjalët që lëndojnë,
si gjemba trëndafili
tek i cili gjyra e petaleve
dhembjen e tepërt zbut
dhe në një gonxhe
shpagohet e keqja
çrrënjosur nga degët e saj.
 
Çelin kurorat
mes buzësh dhe vargjesh të vërteta,
simfonitë e rreme
bosh e bëjnë muzikën 
dhe aroma në ekstazë kthehet.
 
Janë lule shpirti
mendimet që kurrë nuk janë shkruar,
në mendje sodisin
teksa na kujtojnë se 
një transmutacion i vazhdueshëm jemi
në bredhjen konstante, të lirë.
 
PLUHUR YJESH
 
Jemi pluhur yjesh
në këtë univers 
pa asnjë lëkurë, 
copëtimet e shpirtit thithim,
të asfiksuar nga dhimbja
që shtratëzohet dhe mbizotëron.
Të shpërndarë brenda vetes sonë, 
kemi humbur fjalët 
në britma rimash të vetmuara, 
të braktisur, të përtharë 
ose thjesht njerëz
të varfër dhe të mallkuar, 
sepse lufta është hipokrizi, 
një forcë frikacake 
midis gënjeshtrës dhe tiranisë.
Jemi pluhur yjesh
në këtë realitet të trishtë dhe rebel, 
kërkojmë atë formulë sekrete 
që të keqen në gur ta transformojë 
për të luftuar me lot dhe shkëmbinj
për të asgjësuar ato masakra
që humnera bëhen.
E megjithatë nën këtë qiell 
kaq e e mrekullueshme gjithçka duket, 
ndërsa në një cep të botës, 
vdes një fëmijë tjetër 
vdes një vëlla tjetër.
 
ENGJËJ TË BARDHË 
(Kushtuar Departamentit të Onkologjisë Pediatrike të Spitalit Bambino Gesù në Romë)
 
Duar të bashkuara presin natën,
zemra e një nëne rreh dhe shpreson
dhuron atë buzëqeshjeje që mezi shfaqet
teksa kokën e fëmijës së saj në gjumë puth.
 
"Perëndim i ëmbël, më fal edhe nesër në gjendje të jem,
të jap një tjetër përkëdhelje
në këtë fytyrë të lodhur që në dhimbje gëzohet
në këtë trup të brishtë që në dashurinë time jeton".
 
Çdo prekje një dënim i përjetshëm duket,
një shtrat i vogël mban një luftëtar të padëmtuar
lufton për atë çast që ne na duket i kotë
forcën vetëm në një shtrëngim dore rigjen.
Engjëj të bardhë në pritje të zgjohen sërish
luftojnë kundër kohës duke pritur agimin
gjigantë guximtarë në një botë rrethanash
copëza dielli, 
ku qielli në një dhomë është mbyllur.
 
Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese