Remzi Limani - MUNGESË FJALËSH

Remzi Limani - MUNGESË FJALËSH
MUNGESË FJALËSH
 
Më mungojnë disa gjymtyrë fjalësh
ndaj, sonte nuk mund të të thërras,
më mungon gjysmë kënge trishtimi,
kënga jote përballë një dimri të egër.
 
Tani, kam drojë,
ato fjalë të bardha, këmishë nuseje,
nëpër mugëtirë deti kanë humbur udhë.
 
Dhe, do të doja të dija,
me cilën këngë dehen kusarët?
Cili është kryekusari me një sy prej xhami,
që këmishën tënde e bëri vel anije?!