Sherife Berisha-Thaçi - Poezi

Sherife Berisha-Thaçi - Poezi
SHERIFE BERISHA - THAÇI
 
ARTISTI QË NUK VDES
(Dedikuar Artistit, Shkrimtarit dhe Piktorit - Ibrahim Skënderit)
 
Trupin ia fale Tokës,
Shpirtin ia dhurove Qiellit,
Të na dhuroje shkëlqim,
Mu si rrezet e Diellit.
 
Për Tokën përherë luftove,
Diellin e kishe fis,
Me Brushë e Penën Tuaj,
Sa e sa herë i ke qëndis.
 
Të dyja këto, e pritën me gëzim,
Shpirtin Tënd,  Fisnik e Bujar,
Ne papritur na le në pikëllim,  
Ibrahim Skënderi – Piktor e Shkrimtar
 
28  NËNTORI
 (Flamurit Kombëtar)
 
Sot buzëqesh me krenari
Anë e kënd ke pamjen ndryshe,
Petku festiv sa mirë të rri,
Qëndron krahë-hapur – si dallëndyshe.
 
S`jam dallëndyshe – jam Shqiponjë,
Këtu kam zgjedhur më t`bukurin vend,
Shqiptaria më thërrasin Zonjë,
N`Flamurin e Vlorës, e kam Folenë.
 
Nuk jam veç shtizë e pëlhurë,
Në mua ka vlerë të vërtetë,
Jam i fuqishëm Flamur,
Për mua njerëzit, kanë dhënë jetë.
 
Në këtë vend veç shkëmb e gur,
Në shqiptarinë me plisa t`bardhë,
Marigona më vuri n`Flamur,
Që të jem gjithmonë krenar.
 
 I shtrenjti ynë - Simbol Kombëtar,
U ngrite lartë më 28 Nëntor - 1912-të,
E ne s`do ndalemi gjer n ‘piedestal,
Gjer sa t ‘arrijmë – Nëntorin e Tretë.