Hëna po largohet nga Toka me 3.8 cm çdo vit (Përktheu Ismail Ismaili)

Hëna po largohet nga Toka me 3.8 cm çdo vit (Përktheu Ismail Ismaili)
HËNA PO LARGOHET NGA TOKA ME 3.8 CM ÇDO VIT:
JA ÇFARË DO TË NDRYSHOJË KJO PËR TOKËN
 
Nga stafi i editoriali FUTURA
 
Studiuesit shpjegojnë se ditët po bëhen ngadalë më të gjata për shkak të Hënës.
Çdo vit, sateliti ynë natyror lëviz 3.8 centimetra më larg Tokës. Ky migrim i heshtur ndryshon në mënyrë të padukshme gjatësinë e ditëve tona. Ky fenomen zbulon evolucionin e vazhdueshëm të sistemit tonë Tokë-Hënë.
Shoku ynë qiellor ka ruajtur një marrëdhënie dinamike me Tokën për miliarda vjet. Ky bashkëveprim gravitacional, larg të qenit statik, po ndryshon gradualisht karakteristikat e planetit tonë. Distanca në rritje e Hënës ndikon në rrotullimin e Tokës, duke na zgjatur gradualisht ditët, ndërkohë që riformëson fenomenet oqeanike .
 
ORIGJINA E ÇEKUILIBRIT GRAVITACIONAL MIDIS TOKËS DHE HËNËS
Hëna u formua afërsisht 4.5 miliardë vjet më parë, si rezultat i një përplasjeje kataklizmike midis Tokës së hershme dhe një trupi qiellor me madhësinë e Marsit. Kjo përplasje nxori sasi të mëdha materiali në hapësirë, duke i dhënë jetë satelitit tonë natyror në një distancë shumë më të afërt se sa është sot.
Në ato ditë të hershme, Hëna dominonte qiellin fjalë për fjalë duke zënë një pjesë gjigante të kupolës qiellore. Afërsia e saj ekstreme gjeneroi forcat e gravitacioneve të konsiderueshme, duke ndikuar në mënyrë drastike në rrotullimin e Tokës dhe duke krijuar batica me amplitudë të paimagjinueshme.
 
PROVA SHKENCORE TË ZGJATJES SË DITËVE TË TOKËS
Konfirmimet e këtij fenomeni vijnë nga burime të shumta dhe onvergjente. NASA përdor reflektorë të instaluar nga misionet Apolloni për të matur me saktësi distancën Tokë-Hënë. Duke drejtuar rrezet lazer dhe duke përdorur këto pajisje dhe duke llogaritur kohën e kthimit, shkencëtarët përcaktojnë distancën vjetore prej 3.8 centimetrash me saktësi milimetrike.
Paleontologët gjithashtu ofrojnë prova interesante përmes fosile detare. Një studim i botuar në Paleoceanography and Paleoclimatology në vitin 2020 analizoi linjat e rritjes në guaskat e fosilizuara të Molusqeve të Kretakut. Këto shenja, të krahasueshme me rrathët e errët të dorinjve zbulojnë shkallën ditore të rritjes së organizmave të lashtë.
Ekzaminimi i guaskave dyvalvulë Torreites sanchezi, që daton afërsisht 70 milionë vjet më parë, konfirmon se viti atëherë përbëhej nga 372 ditë. Ky zbulim konfirmon se ditët e Tokës zgjasnin vetëm 23 orë e gjysmë në kohën e dinosaurëve, që është 30 minuta më pak se aktualisht.
Këto të dhëna konvergjente përcaktojnë qartë marrëdhënien midis afërsisë hënore dhe kohëzgjatjen e ditëve të Tokës:
Sa më afër ishte Hëna, aq më të shkurtra ishin ditët.
Distancimi gradual ngadalëson rrotullimin e Tokës.
Çdo centimetër i distancës hënore korrespondon me një zgjatje të matshme të ditës.
Ky evolucion ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme për miliarda vjet.
 
TRANSFORMIMET E ARDHSHME TË SISTEMIT TOKË-HËNË
Në planin shumë afatgjatë, kjo zhvendosje e gravitacioneve teorikisht do të çonte në bllokim të plotë gravitacioni. Në këtë konfigurim, Toka do të rrotullohej po aq ngadalë sa orbita e Hënës, duke i paraqitur gjithmonë të njëjtën faqe satelitit të saj. Baticat dinamike do të pushonin së ekzistuari, të zëvendësuara nga pellgje uji praktikisht të ndenjura.
Megjithatë, ky skenar nuk do të ndodhë kurrë. Pas rreth një miliard vjetësh, intensifikimi i rrezatimit diellor do të shkaktojë avullimin e oqeaneve të Tokës. Zhdukja e ujit të lëngshëm do të prishë mekanizmin e baticës, duke ndaluar përfundimisht procesin e recesionit të Hënës.
Shumë kohë para këtij afati të largët, ndryshimet e vëzhgueshme do të ndikojnë në sistemin tonë. Eklipset totale diellore gradualisht do të bëhen më pak të shpeshta dhe më pak të plota, ndërsa Hëna do të duket gjithnjë e më e vogël në qiellin e Tokës. Ky zvogëlim i dukshëm i diskut hënor do të ndryshojë gjithashtu intensitetin e fenomeneve të baticës.
Zgjerimi i ardhshëm i Diellit në një gjigant të kuq, i parashikuar të ndodhë disa miliardë vjet nga tani, përfundimisht do të përfshijë të dy trupat qiellorë, duke i dhënë fund përfundimisht këtij valsi kozmike mijëvjeçare.
Ky evolucion i padukshëm, por i vazhdueshëm, shërben si një kujtesë se edhe ekuilibrat më të qëndrueshëm qiellorë transformojnë vazhdimisht mjedisin tonë planetar.
 
Përktheu Ismail Ismaili