Poezi nga poeti Llesh Gjoka

Poezi nga poeti Llesh Gjoka
Poezi nga poeti Llesh Gjoka
 
Llesh Gjoka ka lindur nё Kaҫinar tё Lezhёs mё 6 shkurt 1957.
Mësimet i kreu nё gjimnazin “Hydajet  Lezha” nё Lezhё, ndёrsa studimet e larta i pёrfundoi nё Institutin e Lartё Pedagogjik tё Shkodrёs, nё degёn e Ciklit tё Ulёt. Gjatë profesionit të tij ai ka dhёnё mёsim nё disa shkolla 9 - vjeçare nё Lezhё.
Krijimtarinё letrare Llesh Gjoka e ka nisur qё nё vitet e gjimnazit. Gjatё viteve studentore dhe pastaj si mёsues botoi disa herё nё organet e shtypit poezi dhe shkrime tё ndryshme. Kёtu po pёrmendim disa prej këtyre gazetave: Gazeta ”Jeta e Re”, ”Zёri Rinisё”,  ”Mёsuesi”, revistat ”Pionieri”, ”Horizonti”dhe sё fundi ka qenë i pranishëm nё gazetёn “Lisalba”.
Shumё poezi  tё tij janё publikuar gjithashtu nё shumё rrjete sociale. 
Në mars tё vitit 2022, botoi librin e parё me poezi “Heshtja e lumit”, ndёrsa nё qershor tё vitit 2023, botoi librin e dytё me poezi “Shenjat e muzgut”.

Tashmë nё pension vazhdon pёrsёri krijimtarinё e tij poetike. Ёshtё aktiv nё platformat dhe nё gazetat qё promovojnё krijimtarinё letrare, me poezi dhe shkrime tё ndryshme.

 

 
PRITJE
 
Dhe ti pret diçka tjetër
kujtimit që rënkon, pasthirmë e ndjerë mes brinjësh
ecjes së gjatë, në pendulin e kohës që dridhet
në dekorin e dritave bluhe në dritare
duke fashuar plagët që zemra i la hapur
hematoma, ënjtur në mish.
Dhe ti pret diçka tjetër
diçka të ndritshme, të neontë
të ndriçojë enigmat e një dashurie që la pas hirin
kur gjithçka është asgjë, një hiq
jetës nihiliste, pjellë e një fantazme.
Ti pret, e djegur
zhurit që la koha piromane
duke marrë doraz copëra trofesh të thyera
duke bashkuar grimat e mbetura hapërdarë
ditëve
që kalëruan pa kapistër.
Ti pret, ti pret...
diçka tjetër që do të vijë
nga grafomania e reve të tjerrura
në dizajnin e lindjes së diellit
zogun lajmëtar të ëndrrës që diku jeton.
 
THYERJE LIGJI PËR JETËN
 
E di ligjin, e di
dita që pikon shi
nën qerpikë gjethesh blerane
kur kufijtë e stinës shtyhen
E ne mbetemi në pritje
nën një treme të vjetër dërrasash...
E di ligjin ky shi
që ujvaret nga një qiell i vrenjtur
me re të paftuara
në thatësinë që ftillon vera
stina e munguar.
E di ligjin kjo pemë
që rrëzon frutat para kohe
Si një shtatzënë dështon
fëmijën e saj në placentë.
E di ligjin dashuria
kur bien dyst vargane premtimesh
mbrëmjes plot ëndrra...
Pluhur e hi bëhet rruga e trëndafilave
andej nga do shkonim
në flirte zemrash idilike.
E di ligjin ky dhé, kjo tokë
që rrjedh lumenj gjaku rrugëve të botës
duke paguar doganë të lartë
për lirinë e tradhtuar
për qumështin që na mëkoi...
E di, e di, gjithçka ka lindur
për të thyer ligje e profeci...
Ka nisur që në Eden
e rrugës mëkatare është mbarsur
ka njohur krisje të reja...