REFIK GËRBESHI - Cikël poetik

REFIK GËRBESHI - Cikël poetik
REFIK GËRBESHI
U lind në Marec 5.03.1973. shkollën fillore e kreu në Marec , të mesmen Medresenë ”Alaudin”  e kreu 1993 FAKULTETIN E studimeve Islame ne Prishtinë e përfundoi 2001. Më 2014 mbaroi Mastër Dega Histori. Refiku është marrë me aktrim, shfaqi dramën “Lajmi i dëshmorit” si dhe dramën  “ Preokupimet e të rinjve në teatrin Dodona, Prishtinë, pastaj dramën "A ka shqiptarë në taborrin tim” 2010 në Oslo dhe në Prishtinë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ka botuar këta vepra
“Gërshetë Vargjesh”, Poezi 2005,
“Rrezet e pavarësisë” poezi, 2009,
“Hijenat e Zeza” tregime 2009,
“Plagë mërgimi” Dramë, 2009,
Librin Serik 1-7 Edukata Fetare 2016,
“Nën freskinë  e hijes” Poezi 2019,
“Preokupimet” Roman 2021,
“Rigjallërimi”, Roman, 2022,
“Dëshmorët e kombit” Mareci `99 Monografi, 2014,
“Dy shqiponjat”, Monografi, 2016,
“Mos shkelni mbi gjak” Poezi, 2023.
 
POROSIA E DËSHMORIT
 
Mos ma shkelni gjakun tim
Se juve ju bëhet mallkim
Pse bashkëpunoni me armik
Këmbë e duar me gjak stërpik.
 
Janë ato pika të gjakut tim
S`i tretë toka gjer n`amshim
Ato janë ngjitur n`flamur
Të mos ju mpihet koka kurrë.
 
Po ma shkelët gjakun tim
Do keni përherë shqetësim
Respektoni vlerat me zemër
Se liria jonë ka emër!
 
NUK JAM VRASËS
 
Një brengë e madhe
Mua më mundon
S`po më le të qetë
S`më lë as të fle
Ca më quajnë kriminel.
 
Unë s`pushtova
Tokë të huaj
As kam mbytur
Gra e fëmijë
Por luftova
Për paqe dhe liri.
 
E kam mbrojtur pragun e shtëpisë
Familjen e nderin tim
Tokën e të parëve
Që e kam trashëgim.
 
Për liri luftova vet
 Se jam vrasës
 S`është e vërtetë.
 
ENDE MË VË MURE
 
Evropë, na ke vënë kufi
Duke biseduar me fqinjë tanë
Për tokat tona, për trojet e mia
Mos më vë mure ende.
 
Na ndihmuat të çlirohemi
Na larguat masakruesit
Gjenocidbërësit
Faleminderit!
Por mos na vë mure ende!
 
Nëpër gjykata po i thërret
Edhe çlirimtarët
Që u ndihmove vet
Për të argumentuar
Atë që është e vërtetë
Pse ende po më vë mure!?
 
Mure në art, kulturë e sport
Mure në medie e institucione
Mos të provokojmë nacionalizëm
Pse ende po me vë mure?