Poeti Bengalez Nurul Hoque (Shqipëroi Angela Kosta)

Poeti Bengalez Nurul Hoque (Shqipëroi Angela Kosta)
BIOGRAFIA DHE VARGJET E POETIT BENGALEZ NURUL HOQUE
 
Nurul Hoque ka lindur në fshatin Porikot të Unionit të Gunabatit nën Chauddagram upazila në Comilla (ish - Tripura,  Bangladesh)
Nurul është poet, shkrimtar dhe botues. Njohuria e tij për letërsinë është mjaft e gjerë. Nurul është i aftë të kompozojë poezi, përralla, tregime dhe këngë. Karriera e tij si shkrimtar ka filluar pothuajse tre dekada më parë. Nurul vlerësohet anembanë botës për punën e tij të palodhur. Në vitin 2018 u zgjodh Laurati Botëror i Letërsisë nga Unioni i Shkrimtarëve të Kombeve Botërore, Kazakistan (www.wnwu.org)
Aktualisht, Nurul është Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Munir Mezyed për Artet dhe Kulturën, Rumani. Në vitin 2020 ai redaktoi Odisenë Ndërkombëtare Botërore të Antologjisë si dhe antologjinë e poetëve bashkëkohorë bengalezë, (2024)
Përveç kësaj, Nurul është edhe Koordinatori Kryesor i Odyssey International (me qendër në Rumani).
Nurul ka shkruar shumë libra, 30 prej të cilëve janë mjaft të njohur në gjuhën e tij amtare, bengalisht, si dhe disa libra në anglisht.
Nurul është redaktor i revistës mujore Amader Buriganga, e cila botohet në Dhaka në mënyrë të rregullt çdo muaj. Përveç kësaj, Nurul është gjithashtu Themeluesi dhe Kryetari i Fondacionit Buriganga Bangladesh. 
Në ditët e sotme, poezia e tij, e njohur për elegancën dhe intimitetin e saj, mbulon një sërë temash, kryesisht të paqes natyrën, dashurisë, gruas dhe hyjnive. Shkrimet e tij përqendrohen në rëndësinë e anglishtes për një shoqëri botërore shumëgjuhëshe për komunikimin ndërkulturor midis kombeve, si dhe nevojën për arsimim të bazuar në vlera për të rinjtë në kontekstin e globalizimit. Me këtë, Nurul dëshiron të nxisë paqen, vëllazërinë, ndërgjegjësimin ekologjik dhe dashurinë për natyrën.
Nurul është diplomuar në Inxhinierinë Mekanike dhe Inxhinierinë (AMIE) nga Instituti Suedez i Teknologjisë i Bangladeshit, Kaptai, Bangladesh.
Jeta e tij shoqërore ka qenë mjaft e larmishme. Ndonjëherë ai ishte student, ndonjëherë një punonjës dyqani dhe ndonjëherë edhe menaxher. Nurul e përfundoi arsimimin e tij me shumë mundime, të cilat iu desh t'i përballonte me mjaft vështirësi. Menjëherë pas diplomimit si inxhinier, ai u bashkua me Vrinel Corporation,  Kompani Ndërkombëtare Ndërtimi e regjistruar në Shtetet e Bashkuara, si ndihmës-inxhinier në projektin e ndërtimit të Njësisë Hidroelektrike Karnafuli 3. Gjatë asaj kohe, ai kishte nderin të ishte përkrah Z. Kim, inxhinierit nr. 3 në botë.
Në vitin 1980, fatkeqësisht Nurul mbeti i papunë kështu që vendosi të eksploronte, të udhëtonte dhe të përshkonte Bangladeshin, vendlindjen e tij. Më pas, Nurul punoi si inxhinier dhe ishte Drejtor i Projektitimit në shumë projekte të mëdha, duke përfshirë Projektin e Tubacionit të Gazit Bakhrabad, Plehun Chittagong Urea, Digën e Mbylljes së Lumit Feni dhe Projektin e Telekomunikacionit të Fibrave Optike të Hekurudhave të Bangladeshit me kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botë si GEC, UK, Shimuzu Construction Company, Japan, Taisai Construction Company, Japan, Toyo Engineering, Japan, NKK Japan Italmontagi Pvt. Ltd, Singapor, etj.
Nurul shkruan që nga fëmijëria. Veprimtaria e tij letrare nuk u ndal as nga vështirësitë e jetës së tij personale. Përveç kontributit në botimet prestigjioze ditore, mujore, periodike dhe javore në Bangladesh, ai shkruan rregullisht tekste letrare në vende të ndryshme ndërkombëtare të poezisë, të cilat transmetohen edhe në kanalin Bangladesh Television. Poeti i famshëm Al Mahmud citon se Nurul Hoque e vuri poezinë e tij në dispozicion të shoqërisë për shumë vite, pa u lodhur asnjëherë. Siç e përmendëm më lart, shkrimi i tij është plot spontanitet dhe reflekton për: kohën, dashurinë, natyrën, realitetin dhe natyrisht paqen e harmoninë.
Me krijimtarinë e tij, Nurul është sikurse baobabi i rrënjosur në tokën pjellore, i vaditur nga lumenjtë, i cili përhap flladin e freskët të paqes, dashurisë, njerëzimit dhe vëllazërisë në nivel global. Poezitë e tij në anglisht kanë tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve anembanë botës. Nurul është qytetar vendas i Bangladeshit, por për sa i përket mendimeve, zemrës, kreativitetit dhe shprehjes, ai është një qytetar global. Nurul është person i dashur dhe i thjeshtë si dhe një admirues dhe dashamirës i madh i universit. Poezitë e tij janë përkthyer në gjuhët: rumune, tajvaneze, uzbeke, japoneze, spanjolle, kineze, italiane dhe shqipe.
Nurul është anëtar zyrtar i Unionit të Shkrimtarëve të Kombeve Botërore (me seli në Kazakistan), i cili në vitin 2018 i dha Diplomën ndërkombëtare "TEMIRQAZYQ - Poeti dhe shkrimtari më i mirë në botë (www.wnwu.org).
Nurul është ftuar në shumë konferenca në Azinë Juglindore si i ftuar special si dhe orator kryesor.
Nurul ka marrë shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për kontributin e tij të veçantë në letërsi.

DUA TË TË VIZATOJ PËRSËRI

Dua të të vizatoj përsëri 
Diçka të re dua të shkruaj
Për ty, krejtësisht të re 
Me bindjen për të krijuar një botë tjetër të bukur.
Dua të mbledh dritën e të gjithë syve të virtytshëm të botës.
Vezullime dua të shpërndaj.
Vetja jote e brendshme dhe vetja e jashtme
Le të vërshojnë në valët e dritës pa fund
Braktise anarkinë dhe errësirën për të mirë
Le të jetë një trup poetësh apo artistësh të arësyeshëm
Udhëtarë përgjatë ndërthurjes së krijimit
Nga njëri skaj në tjetrin. 
Edhe pse nuk jam poet 
Ditë e natë, 
Formën time dhe tënden studioj
Butësisht mjekrën ta prek.
I dashuroj njerëzit e botës 
Për të të zbuluar sërish
Atë çka vështroj në hijen e një shpirti të shenjtë 
Se si urrejtja dhe dhuna përzihen me të.
Për t'ju portretizuar në disa rreshta 
Krejt e pamundur është
E megjithatë, unë vazhdoj të të gdhend 
Me një daltë fjalësh.

Përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese