Panajot Boli - poezi

Panajot Boli - poezi
PRAG PRANVERE ISH, KOSOVË
 
17 SHKURT-PAVARËSIA E KOSOVËS-
 
Bjeshkët  e tu Kosovë
Pranverën moren prej dore
Dhe ta sollen në prag atë mengjes
Me bukurinë e agut
 
Supeve i hodhen
Xhamadanin e përzhitur me barut
Me fllade lirie në buzë
Që putheshin me endrrën
 
Mbi kaçurrelat e tu të gjakosura
Një kurorë të artë nuserie të vunë
Me lule të shtrenjta lirie
Të nuseroje me të bardha
 
Prag pranvere ishte..
Emblemën e sillnin dallendyshet
Në altarin e historisë
Ty,martoheshe me lirinë
 
Prag pranvere ish Kosovë
Dhe ti puthje historinë