Valbona Kolaveri – Cikël poetik -II-

Valbona Kolaveri – Cikël poetik -II-
HIJA E SHPIRTIT
 
Në udhët e mistershme
Të vetvetes,
Hija e shpirtit tim
Është e gjatë
 
Ka krahët e një shpendi
Që herë më duket sterr,
Ku si një korb vërtitet
Të hajë  tê gjallë vetveten
 
E të bërtasë zëçjerrë
Nga brejtja e gjatë e netëve,
Shumfish zbërthyer
Në faktorin më të thjeshtë,
Frymën,
Që peng e lë
Lutjeve hënore
 
Dhe herë,
Krahët e një falkoi,
Që rend me hov
Të ngrihet,
Për të mos rënë
Ujrave të thellë,
Dhe krahët mos t’më këputen,
Dhe pse dhimbjen
Duhet ta harrojë
 
Të mbërrijë aty ku duhet
Me gjithë fuqinë e plotë,
Ku rrënjëve,
Të mbledh energjinë e mirë,
Drejt udhës së dielltë
Të faljes
 
Ku mos të ndëshkohem më
Me sqepin e një korbi,
Që më pas  ngadalë,
Pak nga pak të vdes
Edhe pse jam gjallë.
 
ATA ISHIN KATËR
 
Ata ishin katër,
Tashmë herë bëhen dy,
Rrallë herë bëhen tre,
Asnjëherë një me një
 
Ata dikur ishin katër,
Bashkuar në një grusht,
Mbledhur në një sofër
Sot kohësh djerrë
Harruar,
Si mbledh më asnjë votër
 
Ata dikur folën ,
Dhe u panë,
Të katërt nën një shpirt,
Vec kujtimeve asgjë më s’lanë,
Kuvendimeve kur dikur ishin etërit
 
ENDEM
 
Në ndryshore ndjenjash
Endem, krahëthyer
 
Si  gjethe e rënë
Kësaj vjeshte
 
Mbledh fuqitë
E rëna
Tokēs së shpirtit
 
Në epiqendër
Të zemrës
 
Magnitudë ,
E lëkundjeve të dashnisë
Mi shkundi gjunjët
 
E më bredh
Sa andej ,këndej,
Ëndrrash
 
ME TY
 
Shkallët e shpirtit
I ngjita një nga një
Për të qenë me ty
Edhe
Nēse ti mungon
 
Veçse në u thefshin
Atëherē
Unë do të rrëzohem
 
Dhe
Të jem me ty
Fajde më nuk bën
 
TRISHTIM VJESHTE
 
Udhët e dashnisë tënde ,
Tashmë u bënë të largêta ,
Të ftohta
 
Frymë rrëmbyer erërash ,
Rrebeshesh ,
Ngjeshur me trishtime vjeshte
 
Gjurmësh malli
Të lëna peng sysh ,
Ku krahët shkund
Pa përqafime ,
Drejt ikjesh pa kthyer kryet pas
 
Duke u parë më rrallë
Në pasqyra zemre ëndrrave ,
Përmalluar kujtimesh ,
Lotësh ,
Sa herë t’më thërrasin brengat.
 
PEZMATIMI I HËNËS
 
Hëna ime gjysmake
Mbuluar me mistere ,
Sytë kapluar pritjesh
Tjetërsuar nyjesh,
Transformeve rreth vetes
 
Çalimesh endacake,
Shpirtrash,
Botëve,
Furfulisur netëve,
Ëndrrave të njate vere
 
Veshur  sysh
Kapilarë yjesh,
Dêshirash,
Tretur ndër gjysma idhnake,
Dhe rrotullimesh mistike
 
Qëndron si zonjë,
Sërish stoike,
Fshehur mallëngjimesh
Aty harruar qiejsh
 
S’kemi folur ende
Me gjuhë kodimesh,
Se unë,
E thyeva betimin
E  zërit tënd të dritës
 
Që më përshkon çdo herë
Me gjylpëra shprese,
Dhe më ther ëmbël
Si pickime dashurie
 
E ndiej ,
Që po I thërret
Heshtjes së përtejme,
Dhe atëherë,
Kur të plotën të gjesh
Ikjeve,
Si dënim për pezmën tënde,
Dhe unë ti bindem lutjeve,
Dhe të të them e druajtur,
Më fal ,
Udhëtarja ime e dyjëzimeve.