Vladimir Muça - Vëzhgime kritike mbi vëllimin me tregime "Po ku ishe tërë këto vite?" të Rifat Ismailit

Vladimir Muça - Vëzhgime kritike mbi vëllimin me tregime "Po ku ishe tërë këto vite?" të Rifat Ismailit
BONSAI LETRARË NË PROZËN E NJË SHKRIMTARI
 (Vëzhgime kritike mbi vëllimin me tregime të shkurtëra "Po ku ishe tërë këto vite?" të Rifat Ismailit)
                               
                                                                       
"Shkurtësia është shpirti i mençurisë"
                                                                        Shprehet Polieniusi te tragjedia
                                                                           e Shekspirit, Hamleti”
 
Në leximin e librit me tregime të shkurtëra " Po ku ishe tërë këto vite" të Rifat Ismailit, m'u çfaqën në kinematikën e mendimëve lulet e Bonsait. Këto lule të bukura, të cilat vegjetojnë mbi trung amë, me gjelbërimin e tyre gjithëstinorë.
     Kështu më vinë dhe këto tregime të shkurtëra, plot aroma dhe ndjesi shpirtërore. Ata vinë të vegjetuara në trungun e trashëgimisë të prozës kombëtare, duke sjellë risinë e një fotosinteze të re narrative, shkurt, plot mesazhe e diversitete jetësore.
       Diaspora krijuese shqiptare, si enët e një limfe, është shtrirë anëkënd qytetëve të Italisë. Ajo, jo vetëm merr jetësi nga kultura shkrimore italiane nëpër mjet krijuesve: Irma Kurti, Angela Kosta, Robert Shkurti, Artur Spanjolli, Nevijana Shehi, Erion Muça, Skënder Lazaj, Lumo Kolleshi, Fatmir Gjata, Urim Mezini, Elmaz Qerreti, Ndue Lazri, Miftar Gjonbalaj, Trëndafile Molla, e tjerë, e tjerë, por kanë dhënë në artin shkrimorë italian kontributet e imputëve artistike shqiptare, duke u njehsuar si të barabartë me artin shkrimorë nëpërmjet botimëve në gjuhën italiane.

      Në këtë gruptarget krijuesish të diasporës shqiptare në Itali, një zë i lavdërueshëm, pjesë integrale e 
krijimtarisë, bën pjesë dhe shkrimtari Rifat Ismaili. Në librin e tijë " Po ku ishe tërë këto vite" naturaliteti dhe thellësia e komunikimit me lexuesin, për këtë krijues, është virtuti që nuk vjetërohet kurrë, është rroba më e mirë që i zbukuron narrativën, njëkohësisht dhe personalitetin krijues.
       Natyraliteti vjen si pjesë integrale e prozës. Autori dallohet në konsideratat që ka për natyrën si element artistik. Ta marrish natyrën dhe ta kthejshë në një komponent artistik është një vlerë e shtuar, sepse natyralizimi i prurjeve stilistike moderrne dhe në prozën e shkurtër nga estetikat botërore bën që të realizojsh një produkt letrarë bioshqiptarë, të pa ngjashëm me askënd, larg plaxhiaturave.
       Këto elementë natyrorë, përmes paralelizmave figurativë, simbolëve, metaforave, vinë si një bashkëjetesë e krijuesit, njeriut, me me natyrën si në tregimet: "Këpuca e bardhë" "Diçka po ndodh midis nesh" "Ngjashmëria jote" "Çatitë e kuqe të Firences" " Vajza brenda shishes" "Në leksionin e shiut" " Burri me kitarë" Në këto tregime natyra rrugëton përmes narrativës si një personazh, si një domosdoshmëri estetike.
      Ky libër vjen si një almanak i një dashurie universale për nënën, babanë gruan, fëmijët  adoleshencën, gjyshin Borjan, miqtë e fëmijërisë, arealin në të cilin u rrit, në rrakapjekthe grisi pantallonat e gjakosi gjunjët. Ky kontekst përshkohet nga një kërkim trandishent, kërkim i një dashurie dhe malli për jetën dhe dashuritë. Autori gjurmëron çastet, çastet,  si ate gurin e shkëmbit të mermertë, i cili latohet me kujdesin më të madh se të mos i hiqet ndonjë cifël e gabuar, për të formëzuar përfytyrimin ideal, herë në rifinitura, e herë në konture të një arti skulptural modern, në konture boceti, duke ja lënë lexuesit hollësitë e rifiniturave të plakut Borjan, të vajzës vogël dhe të babait.
     Shkrimtarë të tillë, të mirëfilltë, në të vërtetë e tejkalojnë provincializmin krahinorë, por dhe përmasat kombëtare në punën e tyre. Ata nuk i përkasin më as vendit nga vinë, as arealit, por vinë me universialitetin e tyre gjithëpërfshirës, sikundër ky vëllim me tregime të shkurtëra.
       Me punën e tijë si krijues Rifati e shndron qenësinë e tijë në frymë kombëtare, me një karakter të trashëguar, por dhe me një qasje të qartë ndërkombëtare, përmes një GOW -esti letrarë.
      Narrativa e këtyre tregimeve mbarështrohet përmes disiplinave të semantikës, fonetikes, leksikut dhe psikologjisë të personazhëve.
Një prozë e tillë shërben për të kuptuar thelbin e rrëfimit, se si të organizojmë në sekuenca narrativën, mënyrën tonë për të qenë sa më afër realitetit. Kjo shërben për lexuesin  për ta mbajtur në fichion, për ta lexuar tregimin me kureshtje, duke u njohur me forma më jetësore të të shkruarit.
      Kjo semantikë (e cila merret me studimin e marëdhënieve midis fjalëve figurave  shenjave dhe simbolëve) interpretimin e tyre dhe përdorimin në mënyrën e të shkruarit për Rifatin vjen si një ankth i përjetshëm i autorit, i cili si personazh autorë, me anë të prototipëve gjithëpërfaqësues del nga vetëvetja.
      Autori bëhet njësh me ato cingërima jetësore, me ato impresione, të pa rëndësishme për disa krijues, fluidë,  të cilët harrojnë se ato kanë një vlerë protonike shpirtërore në marëdhëniet njerëzore, ate ndjesi që gjithëkush në jetë e përjeton, ndjen kënaqësinë e një arome ndjesishë, apo dhimbjen e thellë të mospërfilljes, apo të harrimit. Këto cingërima jetësore që për shumë krijues janë të pa rëndësishëm, janë majaja që brumëzojnë prozën e Rifat Ismailit.
      Në këto përsihatje do të veçoja tregimin"Ngjashmëria jote" një tregim ku reflektohet bukuria, çiltërsia e ndjenjave, e cila predominon mbi marëdhëniet shoqërore ku: " Në ate vajzë gjeta bukurinë e dëlirë të femrës, që nga njëherë vonon të zhduket, ate lloj borxhi, borxhi drejt pastërtisë të shpirtit, që tani është larg e po humbet përgjithnjë.”
      Tregimi "Kënga" ngulmon bindëshëm, se sado joshje, qetësi, rehati, ndjesi aromash dashurore të keshë në një vend tjetër, ndjesitë, aromat e vendlindjes, zëri i të parëve, etnosi kombëtarë të ndjek pas si një kambanë. Ndaj autori këtë tregim e mbyll: " Kështu mendoi dhe ra përmbys mbi barin e fushës, prej nga mali, lumi, çatitë, urat, dhe dita që po thyhej në Firence, ngjanin si të pasqyruara edhe në tjetër vend, pranë dhe larg tijë"
      Autori shquhet në këto proza tregimtare me përdorimin e frazeologjizmave. Këto urtake të fondit popullorë, siç i quan Umberto Eko "Mballoma artistike" në prozadorinë e këtij libri bëjnë që mendimi, mesazhi, i shprehur përmes tyre të gjejnë zbërthimin artistiko ideorë, të shprehet ajo për të cilën presupozon funksioni artistik. Arkiva e folkut popullorë, si dhe gjuhet e tjera janë shumë të pasura me shprehje të bukura, interesante, të cilat ndikojnë në vetëdijen e lexuesit. Ata shprehin nuanca kuptimore, nëntekste dhe i japin fjalisë ndjesi dhe protonizëm emocionesh.
      Në tregimet: "Kënga" "Dhurata e ditëlindjes" "Unë dhe babai" "Rriten vazhdimisht gjyslykët e tua" frazeologjizmat të marra nga zhargoni popullorë kryejnë me vlerat e tyre artistike, si fjalë shënjuese të shprehjeve gjuhësore, me një ngarkesë të epërme emocionale. Duke e përdorur në vëndin e duhur dhe në sasinë e duhur, pa teprime, e bën shprehinë e rrëfimit më të fuqishme dhe leximi bëhet më tërheqës.
      Përdorimi i një thesari të tillë ka rëndësi të madhe në pasurimin e gjuhës standarte, dhe Rifat Ismaili i ka vjelë këto frazeollogji(mballoma artistike) si bleta nektarin, nuk e ka lënë të myket në masën e gjërë të popullit, por e ka ngritur në art të mirëfilltë, në kontekste të reja kohore.
       Këto frazeollogji, të vjela nga ekstrakti i popullit, autori i ka mbarështruar në art të mirëfilltë shkrimorë,  duke pasur si udhërrëfyes estetin Umberto Eko , i cili, duke polemizuar me Pareisonin definon: " Mballomat janë parë si pika mbështetjeje të nevojëshme për ecurinë e së tërës, si ura, saldime,  ku artisti vepron me kujdes më të pakët, në padurim më të madh, deri në mospërfillje, thuajse në nxitim kalimthi, që pikërisht se janë të detajuar prej nevojës për të shkuar më tej, mund të lihen konvecionet pa paragjykimin e së tërës"(Umberto Eko "Për letërsinë" faqja199)
       Në këto koncepte estete ,duke cituar Pareisonin, Umberto definon: "Pareisoni po na thotë se mballoma është një artificë që lejon një pjesë të lidhet me tjetrën, është një bashkues parësorë" (po aty)
       Në kontekstin narrativ, Rifat Ismaili në artin e tijë shkrimorë, në kontekste të një areali të përjetuar, ka letrarizuar me besnikëri këto koncepte estete të Umberto Ekos dhe të Pareisonit, me mballomat artistike, marrë nga ekstraktet e folkut, e të mbarështruar në art të mirëfilltë në këto tregime. Gjithashtu, autori si personazh në disa tregime, veçanërisht në tregimin "Takimi"  luan bukur me dualitetin fizik e metafizik. Kjo vjen si një dukuri e veçantë e prozës, e cila suporton dramacitetin shpirtërorë të njeriut, me përjetimet e një pavdekësie shpirtërore.
      Rifati siç duket, duke i njohur mirë idetë frojdiste mbi dypersonalitetin, psikoanalitikën njerëzore, në këtë kuadër, në këtë tregim, si dhe në tregimin " Ngjashmëria jote" bën një letrarizim përfekt të këtyre ideve, në kuadrin e letrarizimit Jung dhe Lakan.
       Një konceptualitet të tillë letrarë e suporton bukur dialogu. Dialogu, një tjetër dukuri e dramacitetit liriko-shoqërorë, e cila predominon në skakierën narrative të tregimëve. Sigurisht kjo fsheh brenda shpirtin krijues të autorit, aftësitë e tijë dramaturgjike.
   Në tregimin:" Në rrugën që dikur eca me një vajzë" sharmi i dramacitetit lirik e demostron bukur e plot ndjesi dialogun refraktarë veçori kjo e dramës.
      Autori në këto proza të shkurtëra tregimtare, të një karakteri hispanik (lexime udhëtimi) është treguar një krijues i veçantë, i një realizmi sa ekzistencial aq dhe magjik. Tregimet rrëfejnë aftësinë e tijë të veçantë për të kapur thelbin e një proze sociale, duke na dhënë prototipe në një mjedis sa shqiptarë aq dhe italian.
      Autori ka dijtë të kuptojë thellë subkoshiencën njerëzore dhe marëdhëniet e sinqerta ndërshoqërore e dashurore. Në retro ai sjell realitete që përsëriten në kontekste të reja kohore, duke e parë të shkuarën në pasqyrën e të sotmes. Kjo botë e shkuar (edhe fëminore) e riparë nga autori, vjen si një botë tipike shqiptare (edhe çame) me heronj të virtytshëm, si Osman Take, plaku Borjan, përmes akteve të larta njerëzore, me atmosferë epike, me fllade lirike, me nota tragjike, por dhe heroike. Në këto tregime Rifati vjen si një magjistar i fjalës bukur shqipe, duke na dhënë një model jo të lodhshëm stilistik, shlodhës në pentagramin leximorë.
      Siç duket, në këto proza të shkurtëra, shpejt të lexueshme, autori paraqitet si vetëvetja krijuese. Në punën e tijë krijuese ai është udhëhequr, sigurisht nga një sentencë e Ralph Waldo Emerson i cili konkludon: " Të jeshë vetëvetja në një botë që përpiqet gjithmonë të të kthejë në dikë tjetër, është arritja më e madhe" 
    Dhe Rifat Ismaili, në tërësinë krijuese ja ka arrit qëllimit, duke qenë gjithmonë vetëvetja.
 
Durrës, Janar 2026         
Vladimir Muça