TË MBROSH GJUHËN TONË KOMBËTARE ËSHTË NJË DETYRIM MORAL DHE KOMBËTAR.
Të mbrosh dhe të kesh një kujdes më të madh për përdorimin e gjuhës Shqipe në shkrim, në të folur,në talentin e shkruar, është një moral kombëtar.Gjuha jonë është themeli mbi të cilat ndërtohet letërsia jonë dhe identiteti ynë kulturor Shqipëtar.Çdo veprim që lidhet me vlerën e krijimtarisë letrare mbart dhe përgjegjësinë simbolike ndaj kësaj gjuhe.
Së fundi kam vënë re sesi vlerat e gjuhës sonë kombëtare po nëpërkëmen duke humbur traditën,talentin e vërtetë në krijimtari,që shpesh banalitete vlerësohen si talent, madje edhe nderohen me çmime nderi,kur në dokumente nderimi nga institucione dhe grupet letrare shkruhen me përzierje gjuhësh Shqipe me të huaj.Nuk po ve në dyshim qëllimin e mirë apo dëshirën për përhapjen kulturore, por praktikat dhe përzgjedhja e mënyrës se si serviren janë të gabuara dhe meritojnë një reflektim më të thellë. Një dhënie çmimi nuk është thjesht një vlerësim i një individi, por ka brenda vlerën e një artisti i cili duhet të përcjellë mesazh edukativ mes gjuhës së pastër, pa huazimet,pa deformimet, pa vulgaritet.Talenti i mirë duhet të tregohet me fjalët e pastra ku vulgarriteti i rrugës të mos ketë vend, jo më të vlerësohet dhe të jepen çmime të cilat humbasin edhe vlerën e vet çmimeve qoftë të karierës apo dhe të talentit.
Shqetësuese dhe fyese për gjuhën tonë të shenjtë janë edhe rastet kur në Fletët e nderit apo çertifikatat falenderuese përdoren fjalët e huaja.Një flet nderi apo vlerësimi nuk është thjesht një letër apo tekst formal, por një dëshmi kulturor, respekti dhe dinjiteti,për këtë arsye kur vlerësohen autorët duhet të bëhet shumë kujdes në vlerat e vërteta kulturore të talentit të bukur,me vlera të vërteta jo vulgare dhe pa qënë e nevojshme përdorimi i fjalëve të huaja.Dhënia e titujve letrarë zyrtarë duhet t'ju jepet atyre që vërtet e meritojnë që përcjellin tek lexuesi vlerat dhe traditat kombëtare në gjuhën e bukur letrare,ku trajtohen tema të rëndësishme dhe talenti është i bukur kuptim plot i pastër.
Përdorimi i një gjuhe të huaj mund të jetë me vend në përkthime ose materiale shoqëruese, por jo në kurriz të gjuhës amtare aq më tepër në formën e përzier herë shqip dhe herë në të huaj, ku dobëson mesazhin kulturor.
Ky shkrim nuk është një qëndrim kundër bashkëpunimit kombëtar apo komunikimit global,por thirrje për respekt ndaj Shqipes sonë të kulluar, veçanërisht në hapësirat ku fjala artistike dhe kulturore duhet të jetë shëmbull. Tê ruajmë gjuhën Shqipe të pastërt,do të thotë të ruajmë vlerat që na bashkojnë. Huazimet janë të pranueshme vetëm kur një koncept ironik ka emërtim në shqip por kur fjala Shqipe ekziston dhe e zëvendësojnë vetëm për modë për tu dukur,atëhere kemi të bëjmë me një shpërfillje të gjuhës amë,të trashëgimisë kulturore.Gjuha nuk mbrohet vetëm me ligje dhe rregulla ,ajo mbrohet nga ndërgjegjia e secilit,nga shkrimtarët,prindërit,historianë,institucionet..Çdo fjalë e braktisur është dhe konsiderohet e humbur,prandaj mbrojtja e gjuhës në të shkruar,në të folur,në shfaqen e talentit,është detyrë kombëtare të shkruajmë dhe të flasim Shqip.Të shkruajmë me gjuhën e pastërt dhe dinjitoze do të thotë ;të mbrojmë veten ,historinë dhe të ardhmen e kombit, sepse një komb që humb gjuhën ka humbur shpirtin,ky shpirt është dhe duhet të mbetet i pastër, i pa vdekshëm!..
Shpesh lexojmë
Fjalë të huaja. Fjalë Shqip
1- Event. 1-Ngjarije
2- Meeting. 2- Mbledhje
3- Onani. 3- Në linjë
4- Maneger. 4- Drejtues..
5- Suport. 5- Mbështetje
6- Update. 6- Përditësim.
Mbrojtja e gjuhës është mision kombëtar që duhet të kryhet nga secili.
Gjuha jonë nuk mund të jetë pronë personale por një pronë kombëtaren e cila duhet mbrojtur si një amanet nga të parët, si një themel kombëtar që tregon identitetin, kujtesën historike dhe shpirtin e popullit .Le të reagojmë në çdo rast kur kjo gjuhë e shenjtë na nëpërkëmbet!
Autore, Manushaqe Ramadan Shalsi.
Durrës 07-01-2026