NUK KAM KOHË TË SHUHEM
Mund të ma ndalosh fjalën,
mund edhe duart të mi lidhësh,
por unë do të jetoj.
Jo vetëm për vete,
por për popullin tim.
Mund të m’i ndalosh prindërit,
edhe shokët, edhe farefisin,
por unë do të jetoj,
sepse me thërret vendi.
Me vjen keq…
nuk kam kohë të shuhem.
Nuk mund të ndaloj së menduari,
kur popullit tim,
i duhem më shumë së kurrë.
Edhe kur ma ndaluat,
t’i jap lamtumirën e fundit babait tim,
kur s’më latë
t’i afrohem varrit të tij,
Unë mbijetova.
Ai prehet në dhe,
por jeton në mua.
Dhe sa herë më ndaloni,
E bëni më të gjallë kujtimin e tij.
Sepse unë nuk jetoj për leje,
por për krenarinë e vëndit tim.
Për të vërtetën,
që më rrit çdo ditë.
LIRIA KA EMËR
Me padrejtësi,
Historia nuk mund të rishkruhet.
Mund të ndërrojnë shekujt,
por gjaku mbetet i njejtë.
Kupa mund të mbushet,
e t’bëhemi të tillë.
Një shekull tjetër,
që të ngjallë një Avni Rrustem të ri.
Pushon një epokë,
por jo padrejtësia.
Ta vulosim edhe një tjetër histori,
përballë të skajshmës padrejtësi.
09.02.2026
Lavdije Hoti - Buçaj