Dibran Demaku - BËN DRITË NË TEMPULL

Dibran Demaku - BËN DRITË NË TEMPULL
BËN DRITË NË TEMPULL
(Tribunit Ahmet Delia)
 
rrezet e diellit praruan atë teh
malet e Drenicës e ruajnë atë jeh
atë teh sëpatë atë teh sakice
që rriti nderin e një Drenice
 
që rriti nderin e një shqiptarie
në gjakim drite në gjakim lirie
në ditë me stuhi në acar veriu
duke mbrojtur pragun e një fqiu
 
Ahmet Delia me teh sëpate
kapërceu male kapërceu shpate
kapërceu vite kapërceu shekull
nën rreze dielli bën dritë në tempull…