Vjollca Aliu - poezi
Çapet tua tepër të ngadalshme
më janë bërë halë në sy.
Ec! Më duket se e këpute lulen e 30...
Në ditën e 8 të muajit të 3-të
thuaje 1 të vërtetë,
se kohë s'të ka mbetë!
Çapet tua sikur shkojnë së prapthi...
Në një drejtim ecim,
por ti ecë ngadalë
e unë vendnumëroj...
Një ditë të bardhë, rrugës së njëjtë,
e vërteta, sinqeriteti
diku do të na takojë!
GRISHJE
Më grishë edhe kur s'më sheh...
Eja e ngopu në sofrën e dashurisë
E të lutemi për ditët plot uri dashurie!
Dashuria qenka uri e kapluar me dashje
Ndjenjë që në zemër fle pa pushim.
Sa luhatje velash të anijeve lundrimtare
Sa orteqe, sa vërshima
Por, ajo, si një fortifikatë ngre krye
Në oazën e praruar
Me degë e lule akaciesh mbuluar.
PENA E PRUSHTË
Mund të ma injorosh penën
Por zjarr e kam mendjen
Motiv mund të jesh edhe ti
Për urrejtje a dashuri.
Në muzg qielli ngryset
Në agim prap bëhet dritë
E vërteta nëse të dhemb
Kot e ke, s'ke si me ikë.
TOKË
Tokë që ta dua ndritjen
E ty të zë shpesh e keqja shqim
Gjaku i shkelur i dëshmorëve
Ofshama e çlirimtarëve
Nga dhimbjet e plagëve
Mbase për ty janë mallkim.
Të falem toka ime e zjarrtë
E ti falna ne
Për flakën tënde vullkan
Falna për të këqiat pa tavan
Oj tokë, falna...!


Moderator 