Ali Sh. Berisha - PËR ATDHE NË ATDHE

Ali Sh. Berisha - PËR ATDHE NË ATDHE
PËR ATDHE NË ATDHE
 
Bekimin nuk ma dha askush
E mora vetë nga etja për liri
Kishë e xhami qëndruan aq larg
Idhtshëm më panë ushtar
Mbase vetëm armiqtë syri im kishte parë
 
Bekimin e gjeta në faqet e nënës
Erë e furtunë në faqet e babait
Rendur nëpër rrudha
I dehur të jepja liri nëpër botë
SHqiponja të fluturojë
Atdheut pa zotra të urryer
 
Agimin e ditës së re
Bekueshëm e mbolla në atdhe
E ujita që të rritet për mbarë e të piqet
Jeta e gjeneratave mos të tretet
Arenave të armiqëve të Shqipërisë