ANGELA KOSTA PËRKTHEU CIKLIN POETIK TË POETES KINEZE ANNA KEIKO
Anna Keiko është poete, shkrimtare dhe artiste ndërkombëtare me seli në Shangai. Është Presidente themeluese dhe kryeredaktore e Shoqatës ACC në Shanghai "Huifeng International Literary Society", promovuese botërore e poezisë, Ambasadore ndërkombëtare e paqes, fituese e çmimit për kontribut të shkëlqyer. A. Keiko ka botuar 12 libra me poezi në shumë shtete të huaja. Poezitë e saj janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë dhe janë botuar në më shumë se 50 vende. Shpesh është ftuar të marrë pjesë në festivalet ndërkombëtare të poezisë në shumë vende të ndryshme të botës. Në vitin 2020, Anna Keiko u propozua si kandidate për çmimin Nobel.
E PAIMAGJINUESHMJA
Ekziston një lloj neverie që e arsyeshme duket,
por deri tani njerëzit një gjuhë për ta zbuluar
nuk e kanë gjetur.
Gjëra të tmerrshme në emër të drejtësisë bëjnë
gërrmojnë varre nga shtylla kurrizore drejt nëntokës,
ato çka mbajnë ndër krahë nuk janë gratë dhe fëmijët e tyre
por janë armë vrasëse.
Në një burg njerëzor është kthyer Gaza.
Megjithatë, në një breg tjetër të detit
dikush përgjumet dhe këngë Krishtlindjesh këndon
ushqim në tokën e përzhitur planifikon të gjejë
pasi e fut në gojë të akrepit,
pjesët e kalbura heq
dhe pjesën tjetër në një kurorë e kthen.
(30 tetor 2023)
UNË JAM NJË POETESHË
Jam me fat të jem poete femër në shekullin e 21-të
gjatë mijëra viteve të historisë,
statusi dhe të drejtat e grave
gjithmonë të përkëmbura kanë qenë.
Tani ndër pararendësit e së tashmes dua të qëndroj.
Nuk dua të jem veç një vajzë, grua dhe nënë e mirë,
as të konsumoj vetëm energji dhe kohë për të qepur e gatuar,
por të jem e fortë dhe e pavarur si një lis.
Sigurisht, edhe ne buzëqeshim si lule,
si mençuria e Marie Curie që në lartësi ngrihet,
ashtu si Nightingale, ikona e kulturës viktoriane,
si Simon de Beauvoir teksa filozofinë e saj shkruan.
Kur për dikë tjetër një çadër mund të mbash
mos u frikso nga shiu dhe bora!
Ti je e denjë për jetën në atë mënyrë,
ti gjithashtu je krijuesi i kësaj epoke.
(29 shtator 2023)
EKZISTENCA DHE MOSEKZISTENCA
-Jeta ime e përditshme-
Qielli zgjohet, bari fle
dita e re si një lavatriçe rrotulluese është
një zjarr për gatim dhe një tenxhere për skuqjen e perimeve.
në kuzhinën me format ekzistuese dhe mosekzistuese,
në shtëpi, një shtrat, gjest rrënimi
një derë pa mur, studio
ku njerëz të panumërt
në faqet e librit komunikojnë,
ti një faqe bosh plotëson.
Zëvendësim shtresash të paparashikueshme
për një poezi, në ëndërr
i flet muzës për Konfucin, Yi Yin, Mbretin Wu
i flet për Uliksin, Aristotelin
teksa për Qu Yuan dhe Du Fu flasim,
një flesh ka në lindje.
Ju jetoni në burokraci
në disa kujtime të pashlyeshme,
si filmat varur në mur,
duke ngjallur dëshirën për të vdekur
të ringjallur si bisht cigareje e shuar.
Ringjallje Besimi dhe Dashurie në një pyll
ndaj
unë kopsa në një këmishë të vjetër qep.
Gjeni rrugën tuaj për të dalë nga bota e ishujve absurdë!
Gjeni një vend për një rrjedhë intime!
Vadisni të vërtetën si perimet e rritura!
Lutuni për pemë molle, fusha orizi, barin e argjendtë.
(2 gusht 2022)
Përktheu nga anglishtja: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese