Hassane Yarti - Një tapet globale i zërave letrarë
THE UNWRITTEN CHAPTER, VOLUMI II - NJË TAPET GLOBALE I ZËRAVE LETRARË
Nga Hassane Yarti
Në "The Unwritten Chapter", Volume II, botuesi maroken Hassane Yarti vazhdon përpjekjen e tij letrare ambicioze, për të bashkuar zërat e shkrimtarëve nga kontinente të ndryshme në një dialog të përbashkët. Pas suksesit të volumit të parë, i cili hapi një dritare të rrallë në botën personale dhe krijuese të autorëve bashkëkohorë, në këtë edicion të ri zgjerohet horizonti dhe "fundosemi" edhe më thellë në pyetjet universale që përcaktojnë letërsinë dhe shpirtin njerëzor.
Ky volum i dytë, publikuar nga shtëpia botuese: Barcelona Literary Publishing, mban titullin e plotë: The Unwritten Chapter (Interviews with Authors), Volume II, First Edition, 2025.
Ai përmbledh shtatëmbëdhjetë zëra të njohur nga e gjithë bota: Angela Kosta, Antonietta Micali, Niamat Elhamri, Dr. Mujë Buçpapaj, Võ Thị Như Mai, Md Ejaj Ahamed, Kujtim Hajdari, Antonio Bernard Ma-at, Adnan Mouchahi, Cettina La Placa, Houssine Yarti, Mariela Cordero, Niloy Rafiq, Zahra Ahmed Boulahia, Prachi Gupta, Lulzim Hajdari dhe Nina Alsirtawi, çdokush duke kontribuar me një ritëm të veçantë në simfoninë e letërsisë bashkëkohore. Fjalët e tyre kalojnë kufijtë e gjeografisë, kulturës dhe gjuhës, duke u bashkuar në një përkushtim të përbashkët: atë të së vërtetës së shprehjes artistike.

Në hyrje të këtij libri, Yarti thekson:
“Nëse volum i pari hapi një derë në hapësirat intime të krijimit letrar, këtu zgjerohet horizonti… Pyetjet janë të njëjta, por përgjigjet jehojnë ndryshe, të formuara nga gjeografi të reja, kohë në lëvizje dhe nga rrjedhat gjithnjë në ndryshim të shpresës dhe pasigurisë.”
Përmes këtyre dialogëve të ngushtë dhe mendjemprehtë, The Unwritten Chapter, Volume II, bëhet më shumë se një përmbledhje intervistash. Ai transformohet në një kor të vetëdijes letrare, duke zbuluar njëkohësisht vetminë dhe universalitetin e udhëtimit të shkrimtarit. Çdo bisedë vë në pah jo vetëm artin e të shkruarit, por edhe ekuilibrin e brishtë midis kujtimit dhe imagjinatës, traditës dhe transformimit.
Si vazhdim i projektit global të nisur nga Yarti me volumenin e parë, ky botim forcon bindjen e tij se letërsia mbetet njëkohësisht dëshmi dhe rezistencë; një forcë që shëron, përkujton dhe riformëson. Është një festë e fjalës së shkruar si urë mes zërave, si akt durimi, dhe si një përballje e qetë kundër harresës.
Yarti përfundon:
“Letërsia ka rëndësi, si dëshmi, si rezistencë, si shërim dhe si akt besimi në të nesërmen.”
Struktura e librit: Intervistat që shtrihen përmes kontinenteve dhe gjuhëve, ofrojnë në vetvete një studim krahasues. Diversiteti i pjesëmarrësve reflekton një hartografi të re letrare: nga Europa në Azi, nga Afrika në Amerikë, zërat ndërthuren rreth temave të përbashkëta si eksodi, përkatësia, identiteti dhe qëndrueshmëria.
Çdo autor flet nga një vend gjeografk i ndryshëm, por përvojat e tyre jehojnë të njëjtin kërkim ekzistencial: të gjejnë kuptim përmes fjalëve.
Parimisht, vizioni redaktorial i Yartit e pozicionon atë jo vetëm si intervistues, por si kujdestar i mendimit. Pyetjet e tij shërbejnë si ura midis kulturave, ndërsa moderimi i tij i lejon individualitetit të çdo shkrimtari të shkëlqejë. Dialogu bëhet formë arti, një eksplorim i asaj që do të thotë të shkruash, të kujtosh dhe të mbetesh njeri në kohë pasigurie.
Nga pamja stilistike, The Unwritten Chapter, Volume II, balancon thellësinë intelektuale me intimitetin emocional. Proza është lirike por e disiplinuar, duke krijuar një hapësirë ku filozofia takohet me rrëfimin. Lexuesit ftohen jo vetëm të lexojnë për shkrimtarët, por të banojnë heshtjet dhe luftërat e tyre, të jenë dëshmitarë të procesit të padukshëm me anë të të cilit arti transformon përvojën në gjuhë.
Njëkohësisht ky libër është dhe do të mbetet një dëshmi dhe testament; një dokument i mendimit letrar të fillim-shekullit XXI dhe një kujtesë se kreativiteti vazhdon të jetë një akt universal guximi. Duke bashkuar kaq shumë zëra të ndryshëm, Yarti pohon se “kapitulli i pashkruar” i letërsisë është pikërisht ai që vazhdon të nxisë njerëzimin të shkruajë me përparësi.
Përktheu: Angela Kosta



Moderator 