Përparim Hysi - Poezi mikste me 4-vargje

Përparim Hysi - Poezi mikste me 4-vargje
POEZI MIKSTE ME 4-VARGJE
 
1.Unë dhe"Çifuti shetitës" i REMBRANDIT
"Çifuti shetitës" i REMBRANDIT nuk humbi
U vendos në SHKODËR dhe,mandej, në muze
Për mua,o miq,thoni që humbi
Se jam në mërgim dhe nuk di,në kthehem atje.
 
2. Besomëni
Pse nuk më besoni që të zezës,gjithmonë  i kam thënë:-  E zezë!
Siç i kam thënë të bardhës:-E bardhë!
Sado që kam një shpirt të brishtë siç e ka një shpezë
Unë për të drejtën shpërthej  si vullkan.
 
3.Dashurinë
Dashurinë e dua të shëndetshme
Femrën të shëndeshme krah meje
Nuk dua një dadhuri "të potershme"
Që të më nxjerrë mendtë prej kreje.
 
4. Më duket
Më duket se në deje më kalon një afsh përvëlues
Ndizem i tëri si hambulla në gusht
Ndokush mund të thotë:-Si mund të ndizet një plak?
Po a nuk merr zjarr e digjet një dru i thatë?
 
5. IKS?
I hape perdet kat më kat
Profili i plotë u rrëfye pas xhamit
Si mund të duroj që mos bie në "mëkat"
Le t'ia jap shpirtin shejtanit.
 
6. Jam dhe BRUT dhe KAS
 "BRUTI urrente tiraninë
KASI urrente tiranin"
PLUTARKU
Kam një pjesë nga BRUTI
Dhe një pjesë nga KASI
Tiraninë e urrej si BRUTI
Tiranin e urrej si KASI.
 
7. Kur bëj dashuri
Nëse bën dashuri me një femër që nuk të don
Është njëlloj si të bësh sex me një kufomë
Nëse dikush nuk më jepet me shpirt
As që i afrohem dhe i bëj bisht,
 
8. Jam i bindur
Jam i bindur që ndjenjat  konvertohen në"korent"
(Këtë e them nga përvoja ime)
A nuk bëmë"masë" në një moment
Sa,për pak,u dogjëm,o mikja ime?
 
9.Ç'qe ajo fëshfërimë fustani?
Ç'qe ajo fëshfërimë fustani
Si fëshfërimae një gjetheje të venitur
Thashë,se,papritur,ia behu tufani
Se aq më mahniti syri yt,i ndritur.
 
10. NE
Tani ne na ndajnë dete e kontinente
Por këto barriera nuk mund të na pengojnë
SE ti,për mua, je si burim jete
Ku unë  "pi" dhe"barrierat" i rrafshojmë.
 
Përparim Hysi
Tiranë,11 tetor 2025