Dodona Qose - Një këndvështrim ndryshe

Dodona Qose - Një këndvështrim ndryshe
EPOKAT SHKRUAJNË, HISTORIA GJYKON KOHRAT
 
...sot datëlindja e shkrimtarit Ismail KADARE
(hesht përgjithmonë, ne kemi punë me të, është inxheksioni i epokës tonë)!

,,, KADARE,
dhe shqip-ja,
epokal i brezit tim,
jam njeriu i ri,
ku rendnim të lexonim shekujt,
ndërtuam udhët me direktivat parti,
u dashuruam me SHEKSPIR,
unë, KADARE,
të uroj mirësi,
për brezin e llojit tim,
u nder hija zezë,
të kam bashkangjitur me atë sistem,
dikur,
por jo tani,
të emërtoj,
URA LIDHSE EPOKALE,
i shërbeve kohës,
duke anashkaluar, vizionarët,
i shërbeve kohës,
duke marrosur epshalët,
sot të uroj mirësi,
të dënoj,
se,
nuk munde,
të përcillesh risi,
por,
ende ke kohë,
fjalës,
t'i japësh PËRPARËSI,
ty,
të dëgjohet FJALA,
do t'jemi ATY,,,

28/01/2020
Dodona Qose DAM Tiranë

(Kompozim poetik )

BISEDË ME LISIN
(Kadaresë për ditëlindje)

Me
T’u bërë
Lis,
Qindra,
Mijëra gozhdë
Të ngulën në trung,
Tentuan të të thanin.
Ti ua kalbe gozhdët më në fund…

Faslli Haliti

Guxoj, të komentoj, me vargun e lirë:

,,, lis, i mermertë,
përmendore ky varg,
hej moj "letërsi" e realizmit socialist,
që mbolle keqas "dinastinë'',
por, harruan fjalën,
atë hyjnoren,
që rrëzon lisa, 
e ngre viganë,
uh, po ç'po m'duhet,
dizermimi,
në varg,,,

28/01/2020
Dodona Qose DAM Tiranë

Dua të shkruaj, për të!
Çfarë mund të shkruaj për Kadare-në, hë nde çfarë?
Kush mund ta përballojë këtë forcë pëballjesh të mendimit kundër. Vërtet si mund të gjykojmë?! Të kundërtat ekzistojnë, është ligj i pashmangshëm!
Besoj tek tradita e fjalës së mirë në përshpirtjen e përjetshme. Njeri-u edhe pengjet i merr me vete.
Nuk e di dhe nuk mund ta kuptoj kurrën e kurrës luftën ndërnjerëzore, përse të ndodhë dhe kjo që ndodh me Kadare-në, sikur është paksa e ekzagjeruar, mbase edhe vetë e ka kultivuar këtë "luftë", lufta e fjalës, fjala e shkruar dhe fjala e thënë.
Na ka ngatërruar boll!
A do të mundemi që fjalës t'i qëndrojmë besnik edhe kur ta mendojmë të kemi respekt për të, për fjalën!
Meqenëse ra fjala, për fjalën a mundem të hamendësoj për të?
Për Kadare-në!
O ZOT më ndje dhe më gjyko nëse e teproj me fjalën, por besoj tek fjala, se fjala nuk më ka tradhtuar deri më tani sepse i kam qëndruar fjalës.
Po ç'të ka zënë me Kadare-në moj Dodona, e kush je ti, të shkruash për të?
Unë e kam lexuar Kadare-në, jam pinjoll i kultivimit kulturor të tij, kush nga brezi im nuk e mësoi përmendësh? Kush? Përveç se atyre që fjala nuk iu qëndronte në tru, e ata përjashtohen nga ky mendimi im posmortum!
Do doja të dija a më ka lexuar mua Kadare, apo s'kishte nge! Shyqyr që jam ajo bija ndryshe e mbretërisë së tij, e megjithatë do të shkruaj nga këndvështrimi jetik i imi.
A solli risi jetike Kadare, me fjalën? Kush do më përgjigjet? Askush, sepse taborët tashmë të ndarë në hipokrizi të tejskajshme i ke këtu në facebook dhe në të gjitha rrjetet e internetit e sociale, urrejtja dhe servilizmi i pozitës së postit lexohen tashmë qartazi! Ky është tmerri që ndjell fjala!
Kadare do të jesh sherri ynë tashmë, kjo dihet, por unë do t'i referohem peng-ut!
Vallë ç'pengje more me vete! A lëshove rrënjë dhe për hatër të pozitës nuk mundeshe të vadisje rrënjët e tua?! Kush ta mbrojti tradhtinë e vargut?
Ku t'i kërkoj rrënjët e tua parti,,,etj
Apo :
Ca pika shiu ranë mbi xham,,,etj

Po përcjell këtu kultivimin tim letrar, kultivim autodidakt sepse shkollimi nuk ishte privilegj i të tërëve që truri iu mbante fjalën, unë thjesht guxoj me fjalën, guxoj se i qëndroj besnike asaj Fjalës!
 
/06/07/2024
Dodona Qose DAM Tiranë