Promovim i librit poetik të Linda Shaqirit

Promovim i librit poetik të Linda Shaqirit
PROMOVIM LIBRI POETIK
 
Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri poetik i autores Majlinda (Linda) Shaqiri “Ju e dini emrin tim, por nuk me njihni mua”, libër ky i cili ka domethënie jo vetëm në titull, por edhe në vargjet e poezive brenda tij...
 
Për ty që ke ndier dhe nuk ke folur
 
Ky libër është për ty.
Për ty që ke buzëqeshur mes dhimbjes,
dhe askush s’e ka vënë re.
 
Për ty që ke ecur përmes heshtjes,
duke i quajtur dhimbjet “ditë të zakonshme”.
 
Për ty që je strukur në një cep të botës,
duke mbajtur brenda vetes një stuhi,
vetëm për të mos shqetësuar askënd.
 
Për ty që të thirrën me emër,
por kurrë nuk ta njohën shpirtin.
 
Ky libër është një përqafim
që nuk ndodhi dot,
një zë që të pëshpërit:
“Të kuptoj.”
 
Promovimi do të bëhet më datë 04 tetor 2025, nga ora 13:00 në lokalet e Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë