NJË DOLLI
Për njerëzit e rëndomtë
e ngrej këtë dolli,
për frikacakët
për ata që heshtin e tërhiqen
për ata që u plakën por nuk u rritën.
Gëzuar
për ata që mbrëmë fare nuk fjetën
e të nesërmen më të hidhur e gjetën,
ata që u gënjyen e u tradhëtuan
ata që shpirtërat nuk i gëzuan.
Ju uroj juve
që të ligën e uroni,
dhe ju, që as vetë s'dini ç'doni!
Hileqarët, hipokritët, egocentrikët
juve qe na këputët e na çoroditët.
Të rrojnë
ata që nga pas ta ngulën
t'mbuluan me të zeza, e nga zemra s'u shkulën,
ata që u lindën meshkuj e s'u bënë dot burra,
ata që lindën njerëz, e u shndërruan ura.
Përgëzoj
dashakeqët e zullumqarët
shtrigat e faqezinjtë,
macet dhe minjtë.
E ne të tjerët
bejmë mirë të mos marrim frymë!