DITA IME
Dita ime..
Ca me diell, ca me shi
Si i marrë flerton me lulet
Çmenduri
Dita ime..
Ca me diell, ca me shi
Me litar më lidh shiu
Zbrazëti
Ditaime..
Ca me diell, ca me shi
Herë lulnajë, herë humnerë
Pafundësi
Dita ime..
Ca me diell, ca me shi
As me yjet, as me retë
Nuk e di
Dita ime..
Ca me diell, ca me shi
Në ç'galaktikë kam humbur
Nuk e di
Ditaime...
Ca me diell, ca me shi
Vetem ti i shkrin të dyja
Vetem ti
KU JE TI ?
Nata rri si e ngrirë e as qërpikët s'leviz
Agonia bëhet nervoze dhe s'më lë rehat
Shtrati i bezdisur nis të grindet edhe ai
Mikja ime hëna, më la vetëm këtë natë
As kukuvajkën e gjorë s'e degjova sonte
Të më lyej shpirtin me këngën e saj vaj
Zemërohem me yjet që më rrinë të ftohtë
Dhe borzilokut në dritare kot po i vë faj
Durimi u bë melankolik e sytë e tu kërkon
Pikturoj një zemër e mbi të,ndez një qiri
Rrugëve të natës si në baladë po e nis vertik
Me dritën e qiriut të kërkoj,të të gjej ku je ti
ENDRRA JANË...
Endrrat e mia janë si pulëbardhat..
Si pulëbardha janë endrrat e mia...
Endrrat e mia janë si meteorët
Me vezullim shkelqimtar..
Pastaj...
Bien e shuhen
Në ekranin e shpirtit tim
Vetem kaltërsia e detit valëzuar
Ca pulëbardha të etura për pafundësitë
Herë si heroina
Herë të hutuar
Në ekranin e shpirtit tim
Një horizont i kaltër me pak hi, i mënduar
Ca meteorë trazojnë kuqelimin e përendimit
Herë si yje
Herë të grimcuar
Pulëbardhat u bënë meteorë
Si pluhur debore bien
Trishtojnë qiellin e shpirtit tim
Dhe...meditojnë
ZILI...
Një sumbullë vese është krejt e ylbëruar
Mbi petalen e lules me aromë shijohet
Një bletë e dashuruar e puth me endje
Në flatrat i merr ngjyrat e i çon te hojet
Guximin e kësaj bletës të kisha dhe unë
Në djall të venë të gjitha,daltë ku të daltë
Të ngre në buzët e saj hoje,sa shumë hoje
T'i ndris me nektar e t'i mbush me mjaltë
EKPLIKSI
Turistja bionde fotografoi Syrin e Kaltër
Fytyrën mbeshteti te pasqyra e ujit lulnajë
Si Narcisi mbeti befas e mahnitur
Kur pa sytë e saj
U çudit me to, ishin magjik e terë kaltërsi
Ndrinin mes parajsës si rubinë me vezullime
Bësoi ajo se ishin sytë e saj
E jo të Bistricës sime