NEVERI
Neveri je kumbimi i dëshpërimit histerik
shpërfytyron fytyrat në shpërthimin e vajtimit
Vdekja në rrugë
si një tank përshkon jetën
e cila padjallëzi thërret të Përjetshmin në shenjë paqeje,
por je mësuar me tmerrin si kodrinat, hirin
si tavani, yjet
si nënkalimi, rrugën
Dhe merr distancën, por jo shënjestrën
nga njolla vrasëse, kryq dhe flamur
që rrjedhin gjak në koncesionin e një bote të pamëshirshme
të privuar nga ndërgjegjja.
Shpërbëhesh, por nuk hakmerresh,
një lule lë në vend të një zemre që rreh
derisa çdo cep të shkrumbohet.
PREHJE
Prehje, nëse do të mundesha t'ju kapërtheja
në pëllëmbën e një dore
dhe t'ju rivendosja në botë
do të ishit zambakë në një fushëbetejë
për ta kthyer zemrën e Tokës nga llavë në sheqer
por si një ushtri milingonash,
që ushqehet për të rritur larvat e saj,
Hirin do ta lëshoje të shpërndahej.
Në tringëllimin e ziles, sirena:
Shpirt që nuk lehtësohet
Ngadalë konsumohet.
SHPIRT KRITIK
Epokë kriminale e çshenjtëruar nga etërit
brez hipokritësh, indiferentësh dhe sovranistësh
më përgjak dhe më shqetëson, krizë pas krize.
Nuk të fal sepse të vuaj,
nuk të ekzekutoj sepse të luftoj
të fajësoj për mashtrimin social
skamje morale dekadente
që boshllëk pas boshllëku përmbush të ardhmen.
Me kulturë dhe shpresë ngopem
si zemërimi dhe shkatërrimi
e di, tjetërsimi sulmon natën
e nuk më lejon të mbyll sytë
nëse rasti do të arrinte
si ankthi papritur,
për të shlyer çdo sakrificë timen
e re e rritur me shpirt kritik
e cila gjërat provon të ndryshojë,
teksa është ajo që nuk është më e njejta.
ËNDËRROJ TË ZBRES
Zbret ëndrra ambicioze
Drejt qendrës së botës
Dhe fluturon mbi boshllëkun,
E vetme mbahet
Ndërkaq e paimagjinueshme është
Përktheu Angela Kosta Drejtore e Revistës MIRIADE, Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese