Isida Dervishhasani (poezi)

Isida Dervishhasani (poezi)
MITHI I ISHULLIT
 
Prej kohesh me dukej vetja si
një ishull i banuar dhe dashur
nga askush përveç meje.
E trishtuar, kuptoj qe ishulli
është thjesht mith.
 
Kush me bëri te jem unë?
Kush jam unë pa dashurinë time
të përjetshme?
A është mbreti i adhurimeve te mia,
pjesa më e rëndësishme e vetes sime?
 
Jetoj me friken se nuk do të kem
kohe mjaftueshëm qe ta shijoj atë,
sepse kjo dreq jete
më ka bërë kryelarte.
Veç pendimin do ta kem shok gjithmonë.