Një hulumtim i ri tregon se Dua Lipa është femra shqiptare më e spikatur në botë
Dua Lipa dominon renditjen me 88.7 milionë ndjekës në Instagram, 11.2 milionë në TikTok dhe 49.2 milionë kërkime në Google.
Hulumtimi analizoi mbi 300 milionë të dhëna nga Google, Instagram, TikTok, duke përzgjedhur 100 femrat më të suksesshme shqiptare për vitin 2026.
Në top 10 renditen gjithashtu Nëna Terezë (#5), Era Istrefi (#6), Mira Murati, ish-CTO e OpenAI (#7), Loredana Zefi, Eliza Dushku dhe sipërmarrësja Krissy Cela.
Hulumtimi i fundit i bërë nga dua.com analizoi mbi 300 milionë të dhëna nga Google, Instagram, TikTok dhe 500+ nominime fillestare, për të përcaktuar 100 femrat më të suksesshme dhe të famshme shqiptare për vitin 2026.

Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfekte - më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas - por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim të gjerë në arritjet e femrave shqiptare në mbarë botën.
Është inkurajuese të shohësh që femrat shqiptare janë prezentë në çdo fushë - nga çmimet Grammy e Nobel, te medaljet olimpike, festivalet e Cannes-it dhe rolet në Hollywood.