Angela Kosta dhe Chanel Bashhysa fituese të Çmimit Ndërkombëtar të Ekselencës
Më 12 mars 2026, në orën 10:00 të mëngjesit, në sallën prestigjioze Sala Zuccari të Senatit të Republikës Italiane, u zhvillua edicioni i tretë i Çmimit Ndërkombëtar për Ekselencë Divinamente Donna, i promovuar nga Shoqata VerbumlandiArt Aps.
Midis figurave të spikatura femërore nga fusha të ndryshme të: dijes, artit, letërsisë, kulturës, gazetarisë, biznesit, shoqërisë bashkëkohore, etjer, Çmimi Ndërkombëtar i Ekselencës për Kulturën iu akordua edhe promovueses së njohur ndërkombëtare, përkthyeses dhe shkrimtares Angela Kosta me motivimin:
"Për vlerën e lartë të angazhimit kulturor dhe letrar, e aftë të ndërtojë ura midis popujve, gjuhëve dhe ndjeshmërive të ndryshme, në shenjë të dialogut dhe paqes...
Poete, shkrimtare, gazetare dhe promovuese e palodhur kulturore, Angela Kosta ka ditur t’i japë fjalës një dimension ndërkombëtar, duke e shndërruar atë në një mjet bashkimi dhe vetëdijeje. Prodhimi i saj letrar, i thellë dhe i rafinuar, trajton me thellësi tema universale si identiteti, eksodi, dinjiteti njerëzor dhe gjendja femërore, duke ua rikthyer zërin dhe dritën, përvojave të grave në botën bashkëkohore. Përmes aktivitetit të saj të përhapjes kulturore dhe të bashkëpunimit me realitete artistike ndërkombëtare, ka kontribuar në vlerësimin e kulturës si forcë krijuese të dialogut, respektit dhe rritjes kolektive. Për koherencën e rrugëtimit të saj, për cilësinë e veprës së saj dhe për ta bërë kulturën mjet emancipimi dhe takimi midis popujve, shembull autoritar i ekselencës intelektuale dhe ndjeshmërisë njerëzore.

"Për ndjeshmërinë dhe krijimtarinë e jashtëzakonshme të demonstruar në një moshë kaq të re, e duke ditur ta kthejë imagjinatën në një histori që mund të frymëzojë dhe të bëjë të ëndërrojë. Me librin e përrallës "Mishel dhe Ëndrra e Saj si Princeshë", Chanel Bashhysa, vetëm dhjetë vjeçe, ofron një rrëfim delikat dhe të shndritshëm, ku dëshira nuk është vetëm fantazi, por dëshirë për rritje, guxim dhe besim në vetvete. Përmes pastërtisë së shikimit fëminor, autorja na kujton se çdo vajzë mund të jetë princesha e fatit të saj, jo për një kurorë, por për forcën e zemrës dhe bukurinë e vlerave. Për dhënien e zërit të magjisë së fëmijërisë, për inkurajimin e vajzave të tjera që të besojnë në ëndrrat e tyre dhe për demonstrimin se talenti nuk ka moshë kur lind nga pasioni autentik, premtim i ri i shkrimit dhe simbol i shpresës e së ardhmes.
Në falenderimin e saj ndaj Shoqatës VerbumlandiArtAps në të cilën është anëtare, Presidentes Regina Resta, si dhe Komitetit Shkencor të Nderit, Angela Kosta, u shpreh:
Ky çmim më jep përgjegjshmëri dhe më nxit akoma më shumë, jo vetëm të promovoj por edhe të vazhdoj më tej në ndërtimin e urave kulturore edhe aty ku nuk kam arritur deri më sot, që zëri, gjuha, letërsia shqiptare të njihen edhe në shtetet e kontinentet më të largëta.
Ndihem krenare që në këtë event madhështor, Shqipëria u përfaqësua edhe nga një tjetër figurë ekselencë, skenaristja dhe poetja e mirëfilltë Natasha Lako, për të cilën propozimi im për të u aprovua me sukses nga Shoqata Kulturore VerbumlandiArt. Tërheqja e çmimit nga ana e saj na nderon të gjithëve, jo vetëm ne femrat shqiptare, por cilindo bën pjesë në panoramën e artit dhe kulturës bashkëkohore në vendin tonë dhe kudo në diasporë.
Natasha Lako u akordua me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës, me motivimin:
"Shkrimtares Natasha Lako, zë i shquar i letërsisë bashkëkohore shqiptare, në vlerësim të thellësisë së saj poetike, ndjeshmërisë kulturore dhe guximit intelektual me të cilat ajo ka pasqyruar gjendjen njerëzore, sfidat shoqërore dhe transformimet e vendit të saj.
Me veprat e saj, ajo ka ditur të ndërthurë forcën narrative me finesën e ndjeshmërisë, duke u dhënë zë historive të grave, kujtesës dhe qëndresës, si dhe duke kontribuar në vlerësimin dhe promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar në kontekstin ndërkombëtar.
Shkrimi i saj përbën një dëshmi të lirisë, krijimtarisë dhe angazhimit qytetar, të aftë për të frymëzuar reflektim dhe pjesëmarrje emocionale tek lexuesit e çdo brezi."
Në pjesën e dytë të eventit, vazhdoi ceremonia e dhënies së çmimeve të konkursit, ku ishin prezent jo vetëm fitues nga Italia, por edhe nga shumë vende të huaj të botës. Një ndër ta ishte edhe autori shqiptar Fatmir Gjata, fitues i çmimit të I° në seksionin e autorëve të huaj, me librin e tij poetik: "Sono uno dell’esercito dei vinti".
Përbërja e Jurisë për vitin 2026 konfirmon prestigjin e Çmimit Divinamente Donna, i cili dallohet për vëmendjen ndaj cilësisë letrare dhe artistike, kërkimit shkencor, angazhimit social dhe vlerësimit të zërave femërorë në botë.
Për të garantuar autoritetin, pluralitetin e vizionit dhe cilësinë absolute të veprave të përzgjedhura ishte Juria e jashtëzakonshme, e përbërë nga personalitete të shquara të panoramës kulturore italiane dhe ndërkombëtare e midis tyre edhe Angela Kosta për seksionin: Autorët e Huaj.
Në letrën e saj dërguar një ditë pas eventit, promovueses Angela Kosta, Presidentja e Shoqatës VerbumlandiArtAps Dr Regina Resta, shprehet:

dëshiroj t’ju drejtoj një falenderim të sinqertë dhe të përzemërt për pranimin e ftesës sonë zyrtare si dhe për ardhjen në Romë për të ndarë me ne këtë ditë kaq intensive kulturore, arti dhe vlerash njerëzore. Prania juaj i dha dritë, kuptim dhe prestigj këtij eventi. Ju, me rrugëtimin, talentin dhe përkushtimin tuaj, përfaqësoni një shembull autentik të asaj force krijuese dhe morale që çmimi DivinaMente Donna dëshiron të shprehë, të ndajë dhe të festojë.
Ishte një nder t’ju dorëzonim këtë vlerësim e mbi të gjitha të dëgjonim historinë tuaj, mendimet tuaja dhe pasionin tuaj, të cilat pasurojnë botën e kulturës, gazetarisë, artit dhe angazhimit qytetar. Sërish faleminderit që sollët në Romë energjinë tuaj, ndjeshmërinë dhe talentin tuaj, duke kontribuar për ta bërë këtë edicion të çmimit, një moment të vërtetë organizimi, përqafimi, ndarjeje dhe me vlerë të lartë njerëzore. Me mirënjohje dhe vlerësim,
një përshëndetje e përzemërt me urimin që rrugëtimi i "DivinaMente Donna" të vazhdojë të bashkojë gra të jashtëzakonshme si Ju.
Faleminderit nga zemra.
Presidente: Regina Resta, 13 mars, 2026 (Romë)


Moderator 