Anila Bukhari, poete nga Pakistani (shqipëroi Angela Kosta)

Anila Bukhari, poete nga Pakistani (shqipëroi Angela Kosta)
ANILA BUKHARI, POETE NGA PAKISTANI
Anila Bukhari poete e njohur nga Pakistani, është një forcë e vërtetë frymëzimi. Me përkushtimin e saj të palëkundur, ajo është kthyer në një fener shprese për të drejtat e fëmijëve, fuqizimin e grave dhe paqen. Shkathtësia poetike e Anilës ka prekur zemrat e lexuesve në mbi 50 vende, duke kapërcyer barrierat gjuhësore dhe duke përhapur dashuri e pozitivitet. Rrugëtimi i saj si shkrimtare filloi në moshë fare të re dhe që atëherë ajo ka përdorur talentin e saj për të bërë një ndryshim në jetën e fëmijëve jetimë përmes projektit të saj "Përqafime shpresëdhënëse". Duke ofruar kukullat të cilat i realizon vetë, dhe duke përhapur dashuri, Anila ka sjellë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të panumërt të pastrehë, duke i kujtuar se nuk janë vetëm. Pasioni i Anilës për arsimin dhe barazinë shkëlqen përmes avokimit të saj për arsimimin e vajzave. Ajo beson se çdo fëmijë, pavarësisht prejardhjes së tyre, meriton akses në arsim cilësor. Përkushtimi i saj për këtë kauzë ka fituar njohjen e saj dhe çmime të shumta, duke përfshirë Çmimin e Shërbimit të Komunitetit Ndërkombëtar dhe Çmimin Ndërkombëtar të Paqes për Librin. Nëpërmjet poezisë së saj, Anila ka krijuar një platformë për vetë - shprehje dhe fuqizim. Fjalët e saj kanë zbukuruar muret e galerive të artit, qendrave komunitare, duke magjepsur audiencën dhe duke frymëzuar ndryshime të tejdukshme në shoqëri. Aftësia e saj për të kapur thelbin e emocioneve dhe përvojave njerëzore është vërtet e jashtëzakonshme.
Anila Bukhari është një shembull i shkëlqyer se si një person mund të ketë një ndikim të thellë e të rëndësishëm në shoqëri. Përkushtimi i saj për të ndihmuar të tjerët, për të promovuar paqen dhe për të përhapur dashurinë përmes poezisë së saj është një frymëzim për të gjithë ne. Me fjalët e saj, ajo vazhdon të prekë jetë dhe të krijojë një të ardhme më të ndritshme për brezat që vijnë.
........................................................................

DRITA E PRARUAR E HËNËS

Oh, Hënë, kaq e bukur dhe e shndritshme
në orët më të errëta
dritë na sjell
Me fatmirësi lart shkëlqen
si fener shprese, që përhap dashuri.

Shpesh pyes veten si qenie njerëzore:
Pse nuk jemi si ty?
Kaq të kujdesshëm dhe të lirë?
Ti ndriçon botën që të gjithë ta shohin,
cilido kush mund të jetë.

Kur ndodhem në verandë,
në qiell të vështroj
lotët e mi puth,
ndërsa unë në heshtje qaj.

Ti je këtu me mua,
në momentet e mia të dhimbjes
ndërsa zemra ime
si shiu pikon.

Pse lëndohemi kaq shumë,
kur mund të shërohemi?
Pse thyhemi, kur mund të vetëvendosim?

Hëna kaq e praruar,
kurrë nuk e humb nurin e saj
ndërsa ne njerëzit luftojmë
në këtë garë tokësore.

Le të mësojmë nga hëna,
mënyrat e saj të dlira
dhe të përpiqemi të jemi të mirë
gjatë gjithë jetës tonë.

Do të vijë një ditë,
kur pas do ta lëmë këtë botë
por hëna do të vazhdojë të shkëlqejë
më e shndritshme se kurrë.

Pra le të jemi si hëna,
të përhapim veç dritë
në këtë botë që shpesh
ndjehet e errët dhe e ngushtë.

Me dashuri dhe dhembshuri
le të mbajmë qëndrimin tonë
Dhe të ndriçojmë botën
dorë për dore.
 
Përgatiti Angela Kosta poete, shkrimtare, përkthyese, publiciste dhe
Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press.