Elda Jorganxhi - Poezi

Elda Jorganxhi - Poezi
Ëndrra
 
Në rrjetën e ëndrrës, marrëzia s’është çmenduri,
por urtësi e fshehur.
E vërteta e botës është zëri i një zemre të dehur.
Çdo gjëmim është një heshtje që lind,
Hëna del nga gjoksi i natës si një xhind.
 
Errësira ka ylberët e vet,
Limfa e kohës rrjedh, por jetën nuk vret…
Në rrjetën e ëndrrës,
jam kujtesë që harron veten,
dhe gjurmët në errësirë më mbeten.
 
Jam unë dhe gjithçka që s’jam,
Jam unë dhe çdo gjë që s’kam.
 
Në rrjetën e ëndrrës s’jam krahëkëputur,
Çdo ëndërr – një univers i tërë, sa herë në dritë jam futur.
Arketipi i ndërgjegjes së lashtë,
pazmoren shpirtit drejt kohës drejton.
Çdo frymë e qeltë, sekondë e kohës që s’mbaron…
 
A jam akoma unë, apo pasqyra e një pasqyre?
Vetvete e dyfishte, ç’pate që ndërhyre?
 
Në rrjetën e ëndrrës nuk ka rrugë kthimi,
Ferri më i madh i torturës është zgjimi
 
                                            11 tetor 2025