dibran fylli - cikël poetik

dibran fylli - cikël poetik
Ditari poetik
 
...Të kam në bebëzat e syrit 
syri se ç’më loton mëngjes e mbrëmje
mëngjes e mbrëmje shikoj në pasqyrë
portretin tënd si një mjellmë.  
 
Të kam në mendje përherë
shikimi më fluturonte tej oqeanit përvëlues
silueta yte shtrihet ne syprinë,
 
Kur muza më pushon
imagjinoj puthjet tona
që pena skalit vargëzimin në buzë.
 
Nëpër orë letrare thur vargun si Esenini
Ana, ti më je e vetmja temë
mall, dashuri e brengë. 
 
Sikur jeta të me falë shekujt
nuk di a do mjaftonin
 ta përfundoi ditarin tim poetik
 
Tani më fytyrë të rrudhosur
shëtis parkun e qytetit
rrugëve që hapëruam së bashku.
 
Bashkë me zogjtë shtegtar
flasim për vitet që lamë pas
kujtimet mbesin në sirtarin e mendjes.
 
Princi i ëndrrave tua
nuk mund të merr frymë
as të jetoi pa ty
se të kam në bebzë të syve!...
 
Portreti yt
 
Emri yt me pak shkronja
është gdhendur në vargjet e mia
jeton thellë në shpirtin tim
flas e shkruaj për imazhin tënd
 
Mbeti në sirtarin tim të jetës
në magjen e bibliotekës sime
aty ku zë vend fjala e shkruar
je gjithmonë personazh i papërfunduar.
 
Aty ku është dashuria,
aty ku jeton magjia
aty në mua je ti
atu si margaritar që shndrit
në vend të shenjtë,
të ndryj si relikt i çmuar...
 
Një natë
 
Një natë pa yje e hënë
dëgjova zërin e shpirtit të zhuritur
marr penën e thurë vargje
as dritë, as qiri nuk kish
në kujtimin tim
 
Nxitimthi dola nën degët e blinit
aty ku ndjeja aromë dashurie
po ç’është kjo natë e llahtarshme
ajri me djeg e goja me është etur
 
Shikimi me iku në hapësirë
ku imagjinoi fytyrën tënde
mundohem t’i them dy fjalë
por, ti ike, ike pa lamtumirë
 
Në dhomën time të errët
mbështolla kujtimet në arkë
aurora mbi letër të më zbardh
muzgu i muzës ndryshoj pamje
preka magjinë në arkën e ndryrë.
 
Pena e muza pushuan
vargëzimi vazhdoj në heshtje
nga shpirti ende i pafjetur
e gjeni në Ditarin tim të pashkruar!
 
Sikur të isha hije
 
Rri e meditoi para pasqyrës
hija yte vallëzon pranë
si enigma ritualet e vjetra
i kthen në kohën moderne
 
Papritmas imazhi yt
me vije para syve
duke me shikuar habitshëm
vazhdon ritualin e papërfunduar
 
Shikoi ketë skenë të çuditshme
sistemojë mendimet e mia
këndi i memories është mbushur
me aq shumë të panjohura
 
Kërkoi përgjigje nga jeta
për pengesa në shikim real
nxitimthi në ndjekje të vetvetes
ah, sikur të isha hije!

Cikël poetik nga libri “sikur t’isha hije”