Lulzim Hajdari - NË QIELLIN E SHTATË (poezi)

Lulzim Hajdari - NË QIELLIN E SHTATË (poezi)
NË QIELLIN E SHTATË
 
Mi ngule sytë në mesrrugën time e dashur
E unë qesha me sytë e mi të kristaltë,
Me buzëqeshjen tënde me ftove
Më tundoj lëkura jote e bardhë,
Dhe gjithë atë bukuri ma fale
Moj hyjnesh e rrallë!...
 
E nën çarçafët e bardhë livandosur me kurmin tënd
Digjem i tëri nga afshi kur të shoh ashtu,
Të zhveshur lakuriq
Hedhim dy hapa drejt njëri tjetrit e buza buzën prek,
E hedh cigaren e dashur, s ka vend
Se koha është e shtrejtë.
 
Ndihemi te lirë të lumtur, në qiellin e shtatë
Çarçafët rrudhosen rrëmbimshëm mbi këtë krevat,
Ekstazë, mërmëritje, fjalë dhe të pakuptimta
Ekzplorim  erotik, epshi i tendosur s ka të sosur!...
 
E gjoksi jot i fryrë gofon bashkë me zemrën time
Njëtrajtësojnë rrahjet, shkrihen të dyja në një guackë,
Thesar i pazbuluar, një perri e rrallë
Kujtimi, ëndrra e vetë jeta qenka, - Dashuri e marrë!….