Saranda Ademi - NUK JAM MONALIZA UNË... (poezi)
Unë...nuk jam Mona Liza
As magjistare prej kohësh gri
As pronë e Louvrit të Parisit s'jam
As kohë e kyçur në një kornizë...
Jam një dëshirë perëndie
E brisht' si Hënë,
E ngrohtë si Diell...
Por...
Nëse kthehet rrjedhë e kohës
Aty ku gjeti dhe Mona Lizën
Veç sytë e mi të magjishëm
Do kishin çmëndur piktor Da Vinçin...
Larg e afër -- gjer aty
Ku qielli tokën puth mbi buzë
Ku horizontet s'kanë kufij...
Ti dhe unë - unë e ti
Dëshirë brigjesh shurmemec'
Kërleshje kohësh bardhezi
Vardisje anësh - humnerë në mes...
Nuk mbahet mend cila mallkimë
Kapërceu njëherë ylberin
Për të shkëmbyer gjëmën e fatit
Qoftë dhe me paqe ferri...
Nuk mbahet mend në qe mallkimë
A qe ofshama më e mbrame
Ajo që shtigje prapakthimi
Nuk gjeti dot në rituale...
Do mbahet mend hiri i mbetur
Nga shpresë e fundit që hëngri zjarri
Dhe yjt e rrejshëm që ndizen qiellit
Nëpër vegimet e magjistarit...