Naila Hina (shqipëroi Irma Kurti)

Naila Hina (shqipëroi Irma Kurti)
Poetja Naila Hina 
 
Dr. Naila Hina është një ish-instruktore e Universitetit të Inxhinierisë së Marinës si dhe  inxhiniere e menaxhere në kompani të nivelit të lartë, e vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, autore e më shumë se shtatëdhjetë e gjashtë librave në shumë gjuhë si dhe poete nga Pakistani.
Inxhiniere Dr. Naila Hina është mike e të gjithëve, shkrimtare, gazetare shkencore, aktiviste, këngëtare, ambasadore e vërtetë për paqen e njerëzimit si dhe për zhvillimin kulturor e shkencor, Presidente e grupit Asia Planet, Presidente e Ëndrrës së Barazisë, administratore e shumë organizatave letrare, drejtore e përgjithshme e Agjencisë Botërore të Shtypit në Pakistan, e grupit të biznesit APCESX në SHBA. Ajo ka marrë diplomën në Inxhinieri Mekanike nga Universiteti NED i Inxhinierisë dhe Teknologjisë në Karachi dhe titullin “Doktor Honoris Kauza” në letërsi nga organizata të ndryshme ndërkombëtare si Akademia Ndërkombëtare për Zhvillimin e Paqes dhe Kulturës. Ajo është përzgjedhur si Autorja e vitit nga StoryMirror. E talentuar në shumë fusha si dhe folëse e gjuhëve të huaja ajo ka shkruar poezi dhe libra qysh kur ishte fëmijë. Ajo punon në mënyrë aktive për të realizuar ëndrrën e saj për një botë të bashkuar përmes Poezisë pa Kufij.
 
MUZIKA E DASHURISË
 
Papritmas shalli im i kuq fluturoi larg.
Nga prapësia e flladit të ftohtë
 
Vendosa të dyja duart përmbi ballë
Për të fshehur bukurinë e zbuluar në çast
 
E dukshme, pavarësisht nga bluza e kuqe
Sytë e tij tek unë u fiksuan dhe ai
 
M’u afrua si një dallgë dhe krahët
Më preku e rrekej të m’i mbante larg
 
Duart, por pastaj ngadalë, ngadalë
U dorëzova! Jo, më nuk rezistova
 
Ai më përqafoi dhe më puthi
Duke shijuar majat e maleve të mi
 
Poshtë luginave, në breg të liqenit
Atje ku fishekzjarrët shpërthejnë vrik!
 
Marrë nga libri dy dygjuhësh “Love can wait-Dashuria mund të presë”, 2023, të poetes nga Pakistani NAILA HINA.
Libër i përkthyer në gjuhën shqipe nga IRMA KURTI.