Tregim (pjesa e pare)
NDJEKJA E MUHAXHIRËVE
Atë mbrëmje dimri te dhjetorit te 1877, fëmijët lozën deri vonë me saja, kodrës së vogël së Toplicës, krejt afër Nishit. Dëgjoheshin të qeshurat e fëmijëve me njëri-tjetrin kur përplaseshin nga rrëshqitja e nga të ftohtit që bënte. Në oda, rrinin tok, burrat e pas muhabeteve të gjata i rroknin sharkitë e çiftelitë për t’u kënduar trimave të këtyre anëve që s’ua kishin frikën as turkut, as serbit, as maxharrit e as bugarit. Dëgjohej kënga dhe jehona e saj.Të lehurat dhe ulurimat e qenve, sikur ndjellnin kob në këto troje. Nënat dolën për t’i kërkuar fëmijët që të ktheheshin në shtëpi, se mjaft kishin luajtur në atë kodër. Ata sikur e ndien, se kjo ishte loja e fundit, bri atyre kodrave e gërgjeve .
*
Çubrillovici me Millanin, ishin ulur në strumbullarin e tyre në qarkun e Beogradit, të përfshirë nga panika, e thirrën gjeneralin Kajdoviq e komandantë të ushtrisë e xhandarmërisë serbe dhe nisën bisedën e gjatë e plot nervozë mes vete, se si ta shkretojnë këtë anë të Toplicës e rrethin e Nishit, të banuar me shqiptarë.
- E shihni, se si shqiptarët, kjo racë e keqe, dita më ditë po shtohen dhe e popullojnë “tokën tonë” - shfryu Çubra, plot pezëm e me një gjuhë të ashpër që kumbonte në natën e pistë të kabinetit të tij, atje në Akademinë e Serbisë.
- Nënat tona serbe, gratë tona hyjnore e vajzat tona serbe si raca me bukur nuk pjellin dot, se fajet i keni ju, meshkujt që jeni vu pas pijeve e bixhozit dhe keni harruar se keni gra. Keni harruar se duhet të rrini e të flini me to, e jo të rrini nëpër kafene të dehur që s’i vyeni askujtë e lëre më grave tuaja. Me thuani- iu drejtua te pranishmeve - si do t’i shfryni keshtu e ku do t`i shfryeni epshet seksuale? Në kafe,në raki, të dehur... Juve duhet tredhur, të gjithëve! Të gjithëve! - e ngriti zërin Çubra dhe e hapi hartën me nervozizëm. Millani, i strukur në këndin e kabinetit, shikonte stërkalat që i dilnin nga goja Çubrës.
- E shihni këtë hartë! Këtu do të mbetemi pas një shekulli. Këtu! Vetëm te pashallëku i Beogradit. A kuptoni?! - heshtja mbizotëronte në kabinetë.
- Tash organizohuni, merrni masat t’i shfarosni, vrisni, digjni e dëbojeni, këtë farë të fëlliqur, andej nga veriu, dëbojeni deri te Prapashtica. Ngrihuni dhe merrni masat e duhura! – me një ton urdhërues u shfry Çubriloviqi.
Millani, foli si me drojë - Po ç’t`u themi shteteve europiane, ata do të na ndërsehen se po bëjmë gjenocid, dhunë e spatsrim dhe… - këtu e ndërpreu sërish Çubra.
- Ne e kemi francuzin mik të shtëpisë. Ata sa
herë të vijnë me delaegacione,për të shikuar ngjarjet në vend, ju t’ua servoni nga një vajzë serbe, ndër më të bukurat e më laviret që t’ua bëjnë mendjen dhallë atyre francuzëve, të dashuruar… - dhe një e qeshur cinike ia mbuloi fytyrën.Ushtria serbe ishte e armatosur gjer në dhëmbë dhe aksionin e nisën pikërisht në kohën e dimrit e të acarit të madh të vitit 1877, që frika e paniku të kishin jehonë të madhe, veçmas kur shtetet evropiane nuk kishin sinjale që do ta shënonin këtë kërdi të Serbisë ndaj popullatës së pafajshme shqiptare. Me ndihmën e aleatëve të vet, me Marrwveshjen Turko-Ruseserbe, ushtria serbe ishte furnizuar me armatim të rëndë, ishte ndihmuar edhe nga kishat ortodokse, kundër popullatës shqiptare të zënë në befasi e pa ushtri të veten. Të zënë në pabesi, në muajin e shenjtë të fesë së tyre, në muajin e agjërimit, të zënë në acarin e ftohtë e borën e madhe, pa veshje e mbulojë, të zënë të paorganizuar e në heshtjen dimërore.