Brixhilda Dede - Fragment nga romani "DASHURITË E LUIZËS"

Brixhilda Dede - Fragment nga romani  "DASHURITË E LUIZËS"
Fragment nga romani
"DASHURITË E LUIZËS"
 
Kishte filluar shi i imët.
Trumcakët as e kishin ndiher, teksa çukisnin thërime buke.
Asfaltit gjysëm të lagur pikturoheshin kurora pemësh në dritë= hije. Ndërsa bari në nuncat e jeshileve ngrinte kokë falenderuar qiellin.
Çadra e Luizës thyente grinë e zbehtë dhënë qiellit nuanca shprese. Ngjyrat e theksuara të së kaltrës me pikat e bardha, ngjanin me re në shtegëtim të shpresës.Vraponte, si të ishte maratonomak me bishtin e çadrës në dorë që nga larg ngjante me një kryq të kuq të dritëzuar.Frymonte thellë, si të donte të thithte gjithë oksigjenin që prodhonin pemët e kopshtit. Ecur drej një rruge të pa fund. Veshur, pelerinë të hapur në të bardhë, ku tejdukshëm lexohej ç' do kontur i trupit të saj.
Më bukur, lexohej shpirti teksa përpëlaste krahë pulëbardhe si për të dashur të fluturonte lartësive.
Qafa e saj si mjelmë dhe fytyra e tejbardhë, flisnin me antikitetin për ëngjëjt e tokës.
Mos pyesni ç' farë ngjyrë kishin këpucët!
Nuk e mbante mend as vetë, atë ëndërr të ardhur frryrë prej vullnetit të saj të mirë.
Por, sigurisht, zbathur duhet të ish",..
Si të përjetonte daljen prej narkozës në mënyrën më perfekte të një njeriu që dashuron jetën.
Buzët i ishin tharë. Shpesh ja lagnin me një copë pambuku me ujë.
Midis zgjimit e përhumbjes, ngjante si të lexonte letrën e fundit që i dashuri i kishte lënë mbi tryezë.
Eh, dashuri ishte do të kalonte, i fliste një zë nga larg, por zemra do ti çahej e ndiente.
Sigurisht, koha mbyll plagë.
Por, deri atëherë,..?! Do të rinte në pritje të një përmbushjeje shpirtërore.
Dukej ajo grua misterioze që e ndiqte si hije nga pas e i sillte ndjesi melankolike po rrëkëllisej në një humnerë të padukshme.
Lënë vëndin zjarrit të pasjoneve që ulërinin me gjithë qënin e tyre në virgjërinë e një muzgu të përhimët.
Lotët i rridhnin emocionalisht, prekur ç' do qelizë trupi , kuruar me dashurinë e jetës.
Që arbëreshja të fitonte këtë betejë,
Një dorë e shenjtë lutej, vetëm për të.