SHOQATA PËR KTHIMIN E SHQIPTARËVE TË SHPËRNGULUR NGA TROJET E VETA
Prishtinë - Republika e Kosovës
Shpallë
KONKURS MBARËKOMBËTAR (për pikturë)
Tema: Dëbimet e vitit 1998/1999 - (Dhimbja, Qëndresa dhe Shpresa)
Qëllimi i Konkursit është të nxisim kujtesën kolektive dhe të përçojmë mesazh përmes artit tragjedinë e dëbimit me dhunë, të më shumë se 1 milion shqiptarëve nga Kosova, gjatë viteve 1998/1999.
Punimet duhet të jenë: Pikturë në akuarel ose miksim teknikash
Çdo artist mund të aplikojë me 2 vepra. Dorëzimi i punimeve për katalog mund të bëhet fizikisht, ose përmes telefonit (foto me rezolucion të lartë).
Veprat së bashku me të dhënat personale: emër, mbiemër, adresa e kontaktit, si dhe përshkrimi i shkurtër i veprës, mund t’i dergoni në: viber +38348640190
Afati i fundit i dorëzimit të punimeve, sipas kërkesave të parashtruara në këtë konkurs, është më së largu deri më 01 Prill 2026, në Atelenë e Agron Mulliqit në Lagjen e piktorëve në Ulpianë - Prishtinë.

Promovimi i librit BLLACA ‘99 -II- dhe Ekspozita do të mbahen në 27-vjetorin, më datë 10 Prill 2026, në Prishtinë
Le të flasë arti dhe pena, për atë që zemra nuk mund ta shprehë me fjalë!
Prishtinë, 26.11.2025
Jahja Lluka, Kryetar