Ceremonia e Edicionit të Parë të Çmimit Ndërkombëtar Sergio Camellini
Nga Regina Resta
22 nëntori 2025 në Modena të Italisë shënoi fillimin e një eventi të jashtëzakonshëm: Ceremoninë e Edicionit të Parë të Çmimit Ndërkombëtar Sergio Camellini.
Çmimi i ekselencës poetike "Sergio Camellini" u themelua nga Shoqata VerbumlandiArtAps nga Presidentja Regina Resta dhe Dr. Marcella Camellini, anëtare e Komitetit Shkencor.
Presidenti i Jurisë Dr Hafez Haidar, Kalorës i Republikës, shkrimtar dhe përkthyes arab, libanez i natyralizuar italian, Kandidat për Çmimin Nobel për Paqe dhe Letërsi, sëbashku me anëtarët e tjerë të jurisë, nderoi fituesit e këtij konkursi të rëndësishëm i aprovuar nga Senati i Republikës Italiane.
Në këtë event, u nderua gjithashtu me "Çmimin Ekselencë në Promovim dhe Kulturë", pranë personaliteteve të Ekselencës Kulturore edhe Angela Kosta, përkthyese, promovuese ndërkombëtare dhe Ambasadore e Paqes Kulturore në disa shoqata të tjera kulturore, e cila nuk mundi të ishte prezente, pasi po më 22 nëntor gjendej në Pallatin e Bashkisë Vetralla, ku u nderua me çmimin "Oscar Wilde", si Promovuese Kulturore Ndërkombëtare e gjithashtu u vlerësua edhe për librin: Il Potere Dell'Apocalisse - Pushteti i Apokalipsit.
Ceremonia e eventit Çmimi i Ekselencës Poetike "Sergio Camellini", u zhvillua në Aula Magna - Pallati Dukal i Akademisë Ushtarake (Modena) rreth orës 15:00.
Pas një preludi muzikor dhe përshëndetjeve zyrtare, të cilat u hapën me videon "Jeta e Dr. Sergio Camellinit" si dhe fjalimin e Presidentes së Nderit të Çmimit, Marcella Camellini, e pasuar nga fjalimi i Dr Regina Resta, Senatores Vincenza Rando si dhe përfaqësuesve të komunave të pranishme, ceremonia e ndarjes së çmimeve vazhdoi me prezantimin e Pllakave dhe Medaljeve Nderuese për Ekselencën në Karrierë dhe Kulturë, për personalitetet e cituar më poshtë:
SEN. VINCENZA RANDO – Avokate, Senatore e Republikës, Legjislatura XIX;
Anna Maria Lombardi – Kalorëse në OMRI, filozofe, psikologe, psikoterapeute, autore dhe poete;

ANNA GIADA ALTOMARE – Sipërmarrëse botuese / themeluese & CEO e Another Coffee Stories;
Cinzia Baldazzi – Kritike letrare, shkrimtare dhe gazetare kulturore;
Davide Foschi – Piktor bashkëkohor, artist vizual dhe poet;
Domenico Pisana – Shkrimtar, poet dhe studiues teologjie;
DONATELLA RAMPADO – Menaxhere, trajnere dhe këshilltare marketingu & komunikimi;
Francesco Lenoci – Profesor në Universitetin Katolik Zemra se Shenjtë në Milano;
GIANNI CASALE – Avokat, shkrimtar;
GIUSEPPE ALETTI – Poet, botues dhe profesor letrash;
LORENZO SPURIO – Poet, shkrimtar dhe kritik letrar;
Luciano Manfredi – Poet, shkrimtar;
LUIGI BULLA – Kryetar i Qendrës Kulturore për aktivitetet poetike/botues.
Marina Pratici – Eseiste, poete, kritike letrare, themeluese dhe Presidente e çmimeve letrare prestigjioze;
MICHELE MIANO – Redaktor dhe bashkë - redaktor (Botues i Guido Miano);
NICOLA PAONE – Shkrimtar, promovues kulture;
NINA MISELLI – Shkrimtare, promovuese kulture dhe organizatore e çmimeve letrare;
WALTER ZULIANI – Doktor dhe trajner;
RITA CORUZZI – Gazetare dhe shkrimtare e romaneve historike;
Rodolfo Vettorello – Arkitekt, poet dhe recitues;
SIMONA CASTIGLIONI – Radioterapeute kryesore;
SONIA DEMURTAS – Kuratore/redaktore artistike dhe promovuese kulture.
DUET KËNGËSH “CLAUDIO & DIANA – La Posteggia Napoletana – Artistë
Më pas u nderuan me çmimet e kategorive përkatëse edhe autorët fitues nga seksione të ndryshme të letërsisë.
Çmimi i parë për autorët e huaj iu dha poetit, kritikut letrar, dramaturgut dhe gazetarit të njohur shqiptar Arben Iliazi me poezinë: ARRATISJE.
Me mirënjohje të thellë dëshiroj të shpreh falënderimin tim të sinqertë ndaj të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e plotë të Edicionit të Parë të Çmimit Ndërkombëtar të Ekselencës “Sergio Camellini”.
Ky çmim, i lindur për të nderuar kujtimin dhe trashëgiminë njerëzore e profesionale të të ndjerit Sergio Camellini, këtë vit, arriti të bashkojë rreth vlerave të kulturës, etikës dhe cilësisë artistike, një publik të vëmendshëm dhe një komunitet gjallërues e pjesëmarrës.
Prania dhe mbështetja juaj e shndërruan këtë ditë në një moment madhështor domethënës, i cili rifreskoi angazhimin ndaj përhapjes së bukurisë së artit dhe letërsisë, kërkimit, studimit dhe mendimit.
Dëshiroj t'u shpreh një falënderim të veçantë:
- Anëtarëve të Jurisë, për kompetencën, ndjeshmërinë kritike dhe kohën e kushtuar për vlerësimin e veprave;
- Autoriteteve të pranishme, të cilat me pjesëmarrjen e tyre i dhanë çmimit prestigj dhe vlerë institucionale;
- Pjesëmarrësve dhe fituesve, të cilët me talentin e tyre pasuruan Çmimin me perspektiva, emocione dhe vizione të reja mbi të tashmen tonë;
- Të ftuarve dhe të pranishmëve në sallë, për vëmendjen, entuziazmin dhe respektin që e bënë këtë ngjarje një moment vëllazërie të vërtetë;
- Bashkëpunëtorëve, vullnetarëve dhe partnerëve kulturorë, për punën e çmuar dhe të përkryer, pa të cilët asgjë nuk do të ishte e mundur sot.
Një falënderim i shkon gjithashtu familjes Camellini, e cila e ka mbështetur dhe shoqëruar këtë projekt me bujari të madhe e ndjenjë të thellë vazhdimësie emocionale dhe kulturore.
Çmimi “Sergio Camellini”, do të rritet çdo vit falë secilit prej jush.
Duke ju shprehur sërish mirënjohjen time, shpresoj që entuziazmi dhe energjia e ndarë në këtë edicion, të na udhëheqin drejt arritjeve të reja, gjithmonë në emër të kulturës, përfshirjes dhe vlerës njerëzore.
Me respekt dhe përzemërsi Regina Resta
Presidente e Shoqatës VerbumlandiArtAps
(Përktheu: Angela Kosta)



Moderator 